Trajneri i Liverpulit, Klop: Kush fshin Sitin, bën shakanë më të madhe në futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 19:14

Trajneri i Liverpulit, Klop: Kush fshin Sitin, bën shakanë më të madhe në futboll

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, thotë se do të ishte “shakaja më e madhe në historinë e futbollit” që Mançester Siti të përjashtohej në garën për titull. Kampionët u mposhtën nga Aston Vila me skuadrën nga Birmingemi që i mundi 1-0 të mërkurën duke i parakaluar në vendin e tretë në klasifikim.

KLOP

Siti tani nuk fiton prej katër ndeshjesh në kampionat dhe e sheh veten gjashtë pikë larg kryesuesve të Arsenalit. Por Klop, skuadra e të cilit e ngushtoi diferencën me Arsenalin në dy pikë me një fitore në Shefilld në javën e 15-të, mendon se “nuk ka kuptim” të nxitojë për të gjykuar Sitin në këtë fazë të sezonit. “Nëse dikush do ta fshinte Sitin, kjo do të ishte shakaja më e madhe në historinë e futbollit”, tha trajneri gjerman pas fitores së të mërkurës në “Bramall Lane”.

“Arsenali po lufton dhe ka pasur një përvojë të ngjashme me ne (fitorja e vonë kundër Fulhamit). Ndihemi shumë mirë, por gjithsesi ju duhet ta nisni ndeshjen e radhës nga 0-0. Aston Vila është e pabesueshme. Junajtid është atje, nuk luan ende ndoshta futbollin që kushdo do, media apo çfarëdo tjetër, por ata kanë fituar pikë si të çmendur. Për Çelsin, nuk jam i sigurt nëse do të vijnë.

Kampionati është tepër i fortë, duhet të jesh me fat për të kapërcyer momentet e vështira, veçanërisht me dëmtimet. Kështu që nuk kam asnjë ide se kush do ta fitojë titullin. Vitet e fundit ishin gjithmonë dy ekipe. Unë nuk jam i interesuar për këtë, për sa kohë që jemi atje. Por është kaq e vështirë dhe e fortë. Më pyesni përsëri në prill”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"