Trajneri i Laçit, Josa: Më kënaq kompensimi i pikës, atë që lamë me Partizanin e morëm në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2023 | 19:21

Trajneri i Laçit, Josa: Më kënaq kompensimi i pikës, atë që lamë me Partizanin e morëm në Durrës

Trajneri i Laçit Mirel Josa pas barazimit me Teutën për ”MCN” pohoi se e ka kënaqur vetëm kompensimi i pikës, atë që lanë me Partizanin e morën në Durrës,

bandicam 2023-11-05 19-06-26-643

“Si u zhvillu ndeshja, pjesën e parë duhet ta interpretonim më mirë, jo se ishim në disavantazh në fund, por nga mënyra si u shprehëm. Veprimet sulmuese jo të drejta.  Të bënim ndalese topi dhe humbëm pasimin duke i dhënë të drejtë Teutës që të na sulmonte.

Duhet të hapnim më mirë topat, të kishim kontrollin e lojës, sigurisht kur erën e kishim në favor.

Jam i kënaqur jo për rezultatin që dolëm 1-1, por u bë një kompensim pikësh. Atë që humbëm me Partizanin në fund e morëm sot ndaj Teutës.

Më pëlqeu mënyra si ekipi ngulmoi. Ndryshe do të flisnim po të mos shënonim në fund.

Mund të them në pjesën e dytë me ndryshimin e  dy mesfushorëve të qendrës,  kishim më shumë pika referimi për të pasur dhe për të ndryshuar krahët e lojës.

Nuk rrezikuam në mënyrën e kundërsulmit të kundërshtarit apo ndërrimit të krahëve të lojës që bënë ata.

Duhet të kishim kontrollin më të mirë, sidomos kur faktor bëhej edhe era ku duhej që mos e mbanim larg topin. Edhe sulmuesi Sobouale  duhet të bënte më mirë.

Dëmtimi i Kurtit?

Informacioni i parë është një kontraktim dhe jo problem tërheqje apo kavilje.  Më vjen keq për dëmtimin e tiji, por nuk do të shkojë gjatë, pasi me mënyrën sesi luan është i pjekur para kohe dhe e kalon shpejt”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"