Tjetër “firo” te Laçi, mbrojtësi largohet nga kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 14:38

Tjetër “firo” te Laçi, mbrojtësi largohet nga kurbinasit

Klubi i Laçit ka qëndruar në heshtje këtë periudhë sa i përket afrimeve në merkaton e janarit, paçka se drejtuesit po punojnë intensivisht për të bërë të paktën dy goditje, që do ta forconin skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

ARBER BYTYQI

Fillimisht klubi konfirmoi largimin e sulmuesit të krahut, Ilirid Ademi, ndërsa iku edhe mesfushori Arbër Deliu, i cili u transferua te Besa në Kategorinë e Parë.

Së fundmi është konfirmuar edhe një tjetër largim, teksa bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, që mund të luante edhe në mesfushë, Arbër Bytyqi.

Lojtari nga Prizreni, i cili është edhe pjesë e Kombëtares U19 të Shqipërisë, ka pasur pak hapësira dhe kësisoj ka zgjedhur të largohet për të gjetur një ekip që i garanton aktivizimin.

Bytyqi është një futbollist shumë premtues, por te Laçi konkurrenca është e madhe për një vend në krahët e mbrojtjes dhe mesfushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"