Tjetër eksperiencë në Serinë C italiane për mesfushorin e përfaqësues U-21

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 27, 2017 | 19:17

Tjetër eksperiencë në Serinë C italiane për mesfushorin e përfaqësues U-21

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare U-21, Federiko Zenuni, do të jetë pjesë e Vitebese në Serinë C (ish-Lega Pro) gjatë sezonit të ardhshëm. Futbollisti 20-vjeçar, kartoni i të cilit është në pronësi të Torinos, bëhet gati për një tjetër sezon në këtë kategori, pas atij në huazim te Tutokuoio.

federiko zenuni

Zenuni luajti rregullisht me Tutokuoion në sezonin e kaluar, duke regjistruar aty 24 ndeshje dhe 1 gol. Ai do të jepet përsëri në formulën e huazimit pasi klubi i Torinos nuk dëshiron ta lërë të largohet përfundimisht talentin shqiptar të cilin e sheh si me shumë perspektivë për të ardhmen por për momentin nuk i siguron hapësirat që i duhen për rritjen e tij në Serinë A.

Zenuni ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë dhe është grumbulluar disa herë me U-21, por pa arritur ende që të bëjë debutimin e tij me Shpresat.





www.minuta90.com