Tjetër afrim te Kamza, firmos me Alfred Zefin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2017 | 11:39

Tjetër afrim te Kamza, firmos me Alfred Zefin

Kamza po punon intensivisht për të përforcuar skuadrën dhe kjo është një nga javët më të rëndësishme, në të cilën po punohet për të afruar sa më shumë elementë. Pas kësaj, skuadra do të nisë grumbullimin dhe periudhën e përgatitjeve me ritëm të plotë nën drejtimin e përgatitësit atletik, italianit Luka Karlo Guerre.

Kamza

Nënshkrimi

Te Kamza kanë hedhur hapin e radhës në merkato, pasi kanë arritur akordin dhe firmën me Zefin. Momentalisht është afruar braziliani Bruno Arrabal dhe nga dita e djeshme, drejtuesit kanë shtuar në organikë një tjetër futbollist në këtë rol. Mirëpo, diferenca qëndron te fakti se Zefi është një emër i njohur për futbollin shqiptar dhe Superioren, pasi ka luajtur më parë me Laçin e më pas me Korabin.

zefi

25-vjeçari ka firmosur dje një kontratë sezonale me ekipin e Kamzës dhe do t’i bashkohet sot në stërvitje grupit të lojtarëve që vijojnë prej tri javësh nën drejtimin e teknikut Ndreu. Ky lojtar është mjaft i njohur edhe për këtë të fundit, që kur ky luante te Laçi. Sipas drejtuesve të klubit, sot do të priten surpriza të tjera pasi mund të jenë tre lojtarë të tjerë që do të firmosin për blutë e Kamzës.

Stërvitja

Kamza ka vijuar normalisht stërvitjet, ku lista e lojtarëve që janë nën urdhra përbëhet nga emra si: Gjonikaj, Spaho, Ymeri, Elmazi, Rezi, Mehmeti, Frashëri, Gjonaj, Zuna, Kashtjellan, Leilis, Arrabal, Bala, Koleci, Lame, Çema, Ngjela, Rasha, Nijason, Rami dhe Syziu. Skuadra po stërvitet në qendrën kombëtare të stërvitjes në Kamzë dhe numri i lojtarëve që po stërviten aktualisht është reduktuar në vetëm 21. Pritet që këto dy-tri ditë të vijnë lojtarët që do të përbëjnë formatin e duhur që kërkohet nga ana e drejtuesve.

A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"