Titullari i Milanit drejt Madridit, kuqezinjtë futen seriozisht në garë për mesfushorin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 14:45

Titullari i Milanit drejt Madridit, kuqezinjtë futen seriozisht në garë për mesfushorin italian

Brahim Diaz ndoshta nuk do të jetë pjesë e Milanit për sezonin e ardhshëm, me Realin e Madridit që po mendon ta kthejë në verë fantazistin spanjoll.

brahim diaz

Kështu Milani ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij, duke parë dhe që i ardhuri De Ketalare nuk po përshtatet me stilin e lojës së Piolit.

Në krye të listës është rikthyer italiani Nikolo Zaniolo.

zaniolo

Mesfushori u largua në janar nga Roma për t’u transferuar te Gallatasarai, por duket se aty do të qëndrojë deri në verë.

Kështu siç raporton “Tuttosport”, kuqezinjtë po bëjnë gati planin që ta bindin Zaniolon, por që do të hasin dhe vështirësi nga Juventusi, me bardhezinjtë që gjithashtu kërkojnë shërbimet e mesfushorit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"