Tirana zyrtarizon Erjon Vucajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2015 | 22:01

Tirana zyrtarizon Erjon Vucajn

vucajTirana nuk ndalet në merkato. Bardheblutë kanë siguruar sot shërbimet e mesfushorit shkodran, Erjon Vucaj.  Ish futbollisti i Flamurtarit në sezonin e kaluar, Erjon Vucaj është bërë sot pasdite zyrtarisht pjesë e klubit bardheblu.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit e cila ka psotuar në “Facebook” edhe foton e lojtarit me fanelën e Tiranës.

Akordi është gjetur shumë shpejt dhe mesfushori ka mberritur ne “Skender Halili” i shoqeruar nga drejtori sportiv Devi Muka. Shumë shpejt do të bëhet dhe prezantimi i tij përpara mediave. Pas afrimit të Gilbertos dhe rikthimit te Gentjan Muces, sot ka qene rradha e Erjon Vucaj per t’u bere pjesë e skuadres për sezonin 2015-2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"