Tirana “zhduk” Grecën dhe Ngonë, bardheblutë humbasin dy mbretër të asisteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2019 | 11:39

Tirana “zhduk” Grecën dhe Ngonë, bardheblutë humbasin dy mbretër të asisteve

Tirana ka bërë gabime të mëdha në të kalu arën dhe një nga ato së fundmi është largimi i Bedri Grecës nga Tirana. Anësori që firmosi me Gjilanin së bashku me Majkëll Ngonë janë dy lojtarët që kanë dhënë më shumë asiste në Kategorinë Superiore dhe Kupë këtë sezon të bardhebluve.

bedri greca

Të dy bashkë ata kanë dhënë 15 asiste, numër që është sa gjysma e të gjitha pasave fitues të sezonit. Është e çuditshme, por dy lojtarët kanë qenë nga më rezultativët te pasi i fundit. “Mbreti” është Majkëll Ngo me nëntë pasa të saktë, duke qenë një nga lojtarët më rezultativë dhe që ka ndërtuar shumë gjatë këtij sezoni.

Ngo6Nga 31 asiste të golave, Ngo mban “pjesën e luanit”. Nuk bie poshtë as Bedri Greca me gjashtë asiste. Mëkati është që ky futbollist nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve, të cilët nëse nuk firmos as Majkëll Ngoja, humbasin dy emrat më të spikatur tek asistet.

ASIST

Me pesë asiste është Unful Kobina. Ganezi nuk mbetet pas në këtë drejtim, por ai është shfaqur vetëm në fund të sezonit me pasat e artë. Pesëshen e plotësojnë Edon Hasani dhe Asion Daja. Për t’u shënuar është fakti që nga 44 golat e shënuar, 31 janë “gatuar” nga dikush tjetër, ndërsa 13 të tjerë, ose janë gjetje personale apo penallti të shënuara. Shkurt, Tirana humbet shumë me mospasjen e dyshes Greca-Ngo në fushën e lojës, pasi ata janë djemtë e artë nga ku nisen golat e 24 herë kampionëve dhe për këtë, Ardian Mema duhet të gjejë një zgjedhje optimale, duke afruar lojtarë të cilët mund të sigurojnë topa të saktë për t’u çuar në rrjetë.

GOLAT 

Një tjetër humbje e bardhebluve është edhe mungesa e Junus Sentamusë. Ugandezi, i cili këtë sezon shënoi pesë gola, në total ka raportin më të mirë, minutagola. Në rreth 1360 minuta ai ka shënuar 5 gola, ndërsa Ngoja dhe sulmuesit e tjerë kanë qenë më shumë kohë në fushë dhe kanë bërë shumë pak. Ndoshta llogaritje të gabuara të bardhebluve, që duhet të rindërtojnë një 11- she nga fillimi ndryshe nga ajo e sezonit të fundit ku skuadra kishte marrë një fizionomi të vetën.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"