Tirana mposht Laçin, i falet golit të Elis Bakaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2016 | 18:24

Tirana mposht Laçin, i falet golit të Elis Bakaj

Tirana ka regjistruar fitore minimale në “Selman Stërmasi” ndaj Laçit në kuadër të javës së 29-të të Superiores. Bardheblutë i falen golit të fraksionit të parë të realizuar nga Elis Bakaj që në minutën e 7′ të sfidës. tirana laciMe këtë fitore kryeqytetasit mbeten në vendin e 5-të më 47 pikë, një më pak se teuta e vendit të katërt, ndërsa ndiqet nga Laçi me 31 të tilla.

Tirana – Laçi 1-0
Golat:
El.Bakaj 07′
Tirana: Ed. Bakaj, Deliaj, Smajli, Gërçaliu, Hoxhallari, Lika, Teqja, Vucaj, Muzaka, Fukui, El. Bakaj
Trajner: Ilir Daja

Laçi: Selmani, Souza, Buljan, Sheta, Çela, Musaj, Gjoni, Dosti, Cetkoviç, Sefgjini, Malindi
Trajner: Eugent Zeka

Arbitra: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orges Grabova, Olsid ferataj

Pjesa e dytë- Skuadra e drejtuar nga trajneri Daja shfaqet vazhdimisht në kërkim të golit të dytë, atij të qetësisë. Muzaka dhe Bakaj kanë rastin të dyfishojë shifrat por nuk arrijnë të finalizojnë me sukses. Ndërkohë që kurbinasit përgjigjen me malazezin Çetkoviç, i cili ka shansin të barazojë rezultatin por nuk ja del.

Djemtë e Zekës tentojnë të gjejnë rrjetën edhe në minutat e fundit të takimit por gjithçka mbyllet 1-0 për vendasit të cilët sigurojnë tre pikë të rëndësishme që e ndihmojnë për të t’iu afruar ëndrrës europiane.

Pjesa e parë- Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga bardheblutë, të cilët janë shfaqur agresivë në gjysmëfushën e kurbinasve. Pavarësisht terrenit shumë rrëshaqitës për shkak të reshjeve të shiut, Tirana arrin të marrë avantazhin që në minutat e para të takimit. Është sulmuesi Elis Bakaj që i jep epërsinë skuadrës në minutën e 7’.  Ky është goli i 11-të që futbollisti tiranas ka realizuar në kampionat. Pas golit të pësuar skuadra mike nuk arrin të kërcënojë siç duhet vendasit duke mos rrezikuar aspak zonën e Edvan Bakajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"