Tirana duhet të paguajë 1.5 mln euro, nga Seferi te Pigoni…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Maj 26, 2015 | 17:43

Tirana duhet të paguajë 1.5 mln euro, nga Seferi te Pigoni…

pigoniPrej më pak se një viti, Tirana ndryshoi çështjen e menaxhimit, me Halilin që morri shumicën e aksioneve në përdorim. Mes tij dhe bashkisë ka pasur një marrëveshje për ndarjen e borxheve, por diçka e tillë nuk është shlyer nga zyrat e institucionit të kryeqytetit. Së fundmi, çështja “Pigoni” është shqetësuese për bardheblutë, pasi ish-futbollisti e ka fituar çështjen në FIFA.

Pak ditë më parë, është dërguar një shkresë në zyrat e kryeqytetasve, ku i është komunikuar se Pigonit duhet t’i paguajnë afro 12 mijë euro brenda një afati të përcaktuar, në të kundërt rreziku do të jetë i madh, që shkon deri në heqje pikësh. Pigoni ka qenë në radhët e kryeqytetasve në sezonin 2012-2013 dhe ka luajtur jo më shumë se 7 ndeshje gjatë aventurës në Shqipëri.

Në rast se skuadra do të arrijë të kualifikohet në Ligën e Europës (gjithnjë nëse renditet e 4-ta dhe Kukësi fiton finalen e Kupës së Shqipërisë), atëherë nga shuma që përfitohet prej pjesëmarrjes, paratë kalojnë me vendim të FIFA-s menjëherë në llogarinë e lojtarëve që u detyrohen dhe që kanë fituar çdo proces gjyqësor. Nga marrëveshja mes Halilit dhe bashkisë, kjo e fundit mësohet se do të paguajë borxhin prej 620 mijë dollarësh ndaj ish-presidentit Metush Seferi, i cili e ka fituar prej kohësh gjyqin me këtë klub, duke qenë edhe shuma më e madhe për t’u paguar.

Ndërsa Halili do të duhet të shlyejë borxhet ndaj lojtarëve si Esama Etogo (33 mijë euro), Ivan Gvozdenoviç (13.400 euro), Pero Pejiç (14.000 euro), Klodian Duro (28 mijë euro), Gilman Lika (30 mijë euro), Ilion Lika (50 milionë lekë), por pa harruar edhe futbollistët e tjerë, si dhe ish-zyrtarë. Këtu shtohet edhe padia e hotel “Kruja”-s që pretendon 895.740 lekë të rinj, por edhe shumë të tjera. Fatura në total shkon në afro 1.5 mln euro.





www.minuta90.com