Tirana/ 18 pikë më pak se vjet, mbrojtja e hekurt “ngushëllimi” i vetëm

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Maj 23, 2016 | 22:48

Tirana/ 18 pikë më pak se vjet, mbrojtja e hekurt “ngushëllimi” i vetëm

Tirana, edhe pse e nisi me pretendime të mëdha sezonin, në fund mbeti pa trofe dhe jashtë Europe.

13244672_1702175383371910_9123963777169890454_nNëse një edicion më parë bardheblutë u renditën të 4-tit, konkretisht në 2014-2015, këtë vit zbritën një shkallë më poshtë, duke i humbur më shpejt edhe shpresat për të prerë një “biletë” europiane.

Mungesa e një sulmuesi ndoshta ka pasur ndikimin e vet në këtë ecuri dhe për të faktuar këtë mjafton që të bësh një krahasim mes dy sezoneve të fundit.

Elis Bakaj me shokë, edhe pse u munduan që të mbulojnë vendin vakant të krijuar nga mungesa e një “pyke” të mirëfilltë, sërish nuk mjaftuan për ta çuar Tiranën minimalisht në zonën “Euro”.

Bardheblutë edhe vjet nuk ia dolën dhe kjo dihet, por me Bakajn dhe Ndikumanën në majë të sulmit, shënuan 10 gola më shumë se sa kampionatin e fundit.

Dhe kriza para portave të kundërshtarëve ka sjellë barazime të shumta, por edhe humbje. Në 36 ndeshje në total, një vit më parë, ekipi siguronte 21 fitore, barazoi 8 dhe humbi 7.

Ndërsa këtë kampionat kanë triumfuar 13 herë, barazuar 14 dhe humbur 9. E vetmja gjë që Tirana mund të krenohet, është mbrojtja e hekurt.

Ky repart ka konkurruar denjësisht edhe me pretendentët. Në 36 javë kanë pësuar 25 gola, ndërsa një sezon më parë ishin ndëshkuar dy herë më shumë.

ADELA MERKO





www.minuta90.com