“Tifozët e kërkojnë rikthimin e Gegës sepse…”, Bruno Telushi: T’i vemë “kapak” krisjeve, nëse do të isha unë në derbi …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2019 | 22:15

“Tifozët e kërkojnë rikthimin e Gegës sepse…”, Bruno Telushi: T’i vemë “kapak” krisjeve, nëse do të isha unë në derbi …

Partizani do të përballet ditën e nesërme ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi vijnë në këtë përballje, pas 2 humbjesh radhazi, teksa do të tentojnë të rikthehen te rezultatet pozitive. 

Telushi-Kalari

Mesfushori Bruno Telushi, ishte një mungesë e rëndësishme për të kuqtë, në derbin ndaj Tiranës. Mesfushori vlonjat, doli sot në konferencën për shtyp, në krah të trajnerit Kalari, ku foli në lidhje me përballjen ndaj durrsakëve, teksa deklaroi:

Si skuadër, a është ky momenti më i vështirë që kur ke ardhur te Partizani?

Të them të drejtën, as i lehtë nuk është, por dhe ne mos e bëjmë më të vështirë seç duhet. Janë 2 humbje radhazi që Partizani kishte kohë që nuk i kishte provuar. Dinte të reagonte menjëherë mbas një humbje. Ky është një moment që ne të tregojmë veten sa të fortë jemi në grup dhe si ekip.

Flitet shumë për krisjet që ka pasur, po ju si e patë këtë shkarkimin trajnerit?

Kjo pjesa e shkarkimit i takon klubit. Për ato krisjet çfarë kanë qenë apo çfarë kanë dalë në media, mendoj t’i vëmë kapakun këtu dhe mos shikojmë më mbrapa. Ajo që iku iku. Trajneri Lerda e mbylli këtu. I uroj suksese, nuk duhet të kthehem mbrapa për ato çfarë ka ndodhur.

Jeni 2 pikë larg Kukësit, mendoni se është gjithçka e rikuperueshme?

Normalisht që po. Janë shumë ekipe afër. Siç na kapën ne ekipet e tjera, edhe në mund t’i kapim ekipet që janë në vendin e parë dhe të dytë.

Teuta iu ka befasuar në fazën e parë, mendoni se nuk do të përsëritet ajo ndeshje?

Nuk ishte ndonjë befasi nga ana e Teutës, bëmë një ndeshje shumë të mirë edhe me 10 lojtarë, por që do të jetë një ndeshje disi e luftuar, edhe Teuta edhe ne vijmë me humbje, do jetë e fortë.

Sa vendimtare do të jetë sfida ndaj Teutës?

Ne këtë ndeshje nuk duam ta marrim si jeta-vdekje. Është ndeshje e vështirë, do të mundohemi të japim maksimumin. Në qoftë se arrihet maksimumi jonë, ndeshja bëhet shumë e lehtë. Ne e dimë forcën tonë, forcën e grupin. Në qoftë se japim maksimin s’kemi çfarë i kërkojmë më vetes?

Si është ana psikologjike e grupit?

Ana psikologjike është mirë, pavarësisht asaj që ndodhi në derbi. Nuk ishte e lehtë, kishim kohë që nuk e provonim humbjen, e lamë pas zhgënjimin dhe po mendojmë për ndeshjet e ardhshme?

Ke frik për ndeshjen nesër?

Jo unë nuk kam frikë sepse unë ky karakter jam. Në një luftë të vesh me frikë, më mirë mos shko fare. Duhet ta bëjmë ndeshjen e mirë, ashtu siç po e përgatisim. Frika nuk ekziston fare.

Tifozët kanë kërkuar rikthimin e Gegës…

Normalisht tifozët Gegën do kërkojnë, sepse ai është tifozi që nxori Partizanin kampion pas kaq vitesh, mendoj që pjesa e trajnerit i takon klubit, presidentit, dhe ai e bën zgjedhjen.

Largimi i Asanit, sa humbet Partizani?

Po është e vërtetë Asani në janar shkon në një ekip të huaj. Vlerat kanë qenë domethënëse dhe e ndihmonin ekipin. Në grup ka dhe lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë. Grupi më i rëndësishëm se individi.

Do e humbiste Partizani derbin me Telushin?

Mendoj që mund të dilte ndeshja dhe ashtu, sepse ca gjëra janë dhe të shkruara, po të isha unë në derbi do të isha maksimumin tim, mund ta kishim bërë ndeshjen dhe më të lehtë. E njoh pak a shumë derbin, kjo është e gjitha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"