Tifozët e Arsenalit në dëlir, Ozil rinovon për 3.5 vite. Bëhet futbollisti më i paguar i klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 18:39

Tifozët e Arsenalit në dëlir, Ozil rinovon për 3.5 vite. Bëhet futbollisti më i paguar i klubit

Arsen Venger ka qenë një nga trajnerët më të lumtur në ditën e fundit të merkatos. Sepse, përveçse zyrtarizoi transferimin e Pierr-Emerik Obamejangut në “Emirates”, zgjidhi edhe ngërçin e kontratës së Mesut Ozilit. Mesfushori gjerman, kontrata e të cilit skadonte në fund të sezonit, ndryshe nga Aleksis Sançez, u qëndroi besnik “topçinjve” dhe dje rinovoi zyrtarisht edhe për 3.5 vite të tjera.

ozil

Rroga e re do t’i kalojë 300 mijë paundët në javë duke e bërë jo vetëm futbollistin më të paguar të klubit (12 milionë paund ose 13.6 milionë euro në vit neto), por edhe gjermanin më të paguar në histori. Fantazisti 29-vjeçar refuzoi 25 milionë euro në vit nga Guanzhuja në Kinë për të qëndruar në Europë. Tani Ozil do të ketë mundësi që të përqendrohet vetëm te pjesa e mbetur e sezonit, ndërkohë që këtë vit e pret një verë e zhurmshme. Përveç Botërorit, ai pritet që të martohet me të fejuarën e tij Amine Gylshe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"