Tifoz i Milanit, është i fejuar prej 2 vitesh. Marash Kumbulla, biri i një muratori që i tha “jo” Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 23:42

Tifoz i Milanit, është i fejuar prej 2 vitesh. Marash Kumbulla, biri i një muratori që i tha “jo” Italisë

Marash Kumbulla u nis herët dje në mëngjes. Destinacioni ishte Tirana. Trajneri Edi Reja e ka ftuar për dy ndeshjet e radhës që Shqipëria do të luajë kundër Turqisë dhe Moldavisë.

marash kumbulla

Ky lojtar shpërtheu papritmas dhe tani duket vërtet i papërmbajtshëm. “Maks” është qendërmbrojtësi titullar i Veronës dhe të shtunën shënoi golin e parë në Serinë A që i dha fitoren Veronës në fushën e Sampdorias. Ka lindur në vitin 2000 dhe sapo ka mbushur 19 vjeç.

Është i fejuar prej dy vitesh me Gretën që jeton në Vilafranka. Deri në aeroport e shoqëron babai i tij, Lini, që ka një histori akoma më emocionuese sesa ajo e të birit që ka lindur dhe është rritur në Peskiera del Garda. Ky pra është mbrojtësi i talentuar që Italisë i rrëshqiti nga duart, sepse në fillim kombëtarja italiane nuk i besoi ashtu siç i pati besuar verbërisht potencialit të tij Klaudio Kalveti, ish-drejtor i të rinjve të Veronës, ashtu si Filipo Fusko dhe Fabio Pekia, që e patën trajnuar te të rinjtë dhe e bënë gati që ai të luante kaq herët në Serinë A.

marash kumbulaaa

Pekia i përshkruan me një fjali epike cilësitë e Kumbullës: “As në stërvitje nuk ua lë as ta shohin topin sulmuesit. Markon ashpër, shumë ashpër. Nuk është rastësi që nuk i dha asnjë shans Kualjarelës, golashënuesit më të mirë të Serisë A sezonin që shkoi”, thotë trajneri.

RESTORANTI – Familja Kumbulla na hap dyert e restorantit “Gustoza”, që është inauguruar në vitin 2012. Mimoza 37-vjeçare, nëna e mbrojtësit të Veronës, është ajo që gatuan makaronat me domate, që aq shumë i pëlqejnë të birit. Lokali është i familjes dhe e drejton në mënyrë shumë autoritare Sokoli, 29-vjeçari që është vëllai më i vogël i Linit.

“Jemi gjithsej 7 fëmijë. Jetojmë të gjithë në Itali, me përjashtim të motrës së vogël që është ende në Shkodër”, thotë Lini, babai i Marashit. Para se ai t’u gëzohet klientëve të shumtë që ka tani, kthehet shumë mbrapa në kohë, pikërisht në vitin 1994. Në fillim këtu në Peskiera (provincë e Veronës) erdhi vëllai i madh, Gimi. Më pas në vitin 1996 erdha unë. I pagova 1 milion lireta skafistit dhe në Itali më solli dëshpërimi. Rrezikova jetën për të pasur një jetë më të mirë, unë dhe familja ime. Maksi as që e ka idenë se ç’kam hequr. As ai dhe as Xhuliano (18) dhe Silvia (12), që kanë lindur këtu në Peskiera.

Kumbulla - Piontek

Një prift, Don Antonio, ndihmoi Gimin dhe e nisëm si muratorë. Sot, Edilgarda ka afërsisht 20 punëtorë, madje ndonjëri prej tyre është edhe italian. Sot ndërtojmë dhe rikonstruktojmë. Salvinit, të cilin e votuam, i themi se jemi punëtorë të ndershëm. Pas meje dhe Gimit këtu erdhën edhe 60 të afërmit tanë që janë shpërndarë gjithandej në Kastelnuovo del Garda. Babai im vdiq në moshën 49- vjeçare dhe quhej Marash. Këtë emër unë ia dhashë tim biri dhe shpresoj që ai të bëhet një kampion. Për fat të keq, ai nuk arriti ta njihte gjyshin që vdiq në vitin 1998″, rrëfen babai i Marashit, Lini.

ËNDRRA – Për Maksin babai nuk ka dyshime. “Është njeri me mend në kokë. Është i druajtur, serioz dhe madje pak si shumë. Hyri në dhomat e zhveshjes së skuadrës së parë në majë të gishtave, por e trajtojnë mirë, e respektojnë dhe e duan shumë. Në veçanti Rrahmani. Kur ishte i vogël, ishte milanist. Në moshën 11- vjeçare iu bashkua të rinjve të Veronës dhe pas tri vitesh aty, ish-drejtori Fusko donte ta çonte te të rinjtë e Juventusit. Drejtori Toni D’Amiko, pak kohë më pati thënë se ky do të ishte viti i Maksit dhe nuk gënjeu”, thotë babai i Kumbullës. Edhe menaxheri i tij, Xhani Vitali, po e ndjek me vëmendje. Ka kontratë me Veronën deri në vitin 2022 dhe ka sponsor “Nike”-n.

Tani lojtari ka shumë mundësi të debutojë kundër Turqisë ose Moldavisë, por nuk ka asnjë nxitim. Fillimisht Italia nuk donte t’i prishte punë Shqipërisë, duke qenë edhe pak dyshuese për djaloshin, por tani që ai po ecën shumë mirë, drejtori i ekipeve kombëtare, Antonio Nikolato, nisi kontaktet, por Kumbulla e ka bërë zgjedhjen e tij. “Jemi të lumtur që zgjodhi Shqipërinë. Mund të bëhet ylli i Kombëtares sonë dhe nuk ka kënaqësi më të madhe. Tani ka ndryshuar shumë edhe jeta jonë. Në stadium na japin vetëm tri bileta falas, por ndërkohë ne jemi katër së bashku me të fejuarën dhe ndonjëherë i blejmë. Por, janë rritur së tepërmi edhe kërkesat për një fanellë. Jeta jonë ka ndryshuar e gjitha”, shprehet i ati, Lini./ Marrë nga “Gazzetta dello Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"