Tetova nuk ka dyshime për ndeshjen e parë të Kupës: Egnatia merr rezultat bindës kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 10:31

Tetova nuk ka dyshime për ndeshjen e parë të Kupës: Egnatia merr rezultat bindës kundër Vllaznisë

Para ndeshjes me Vllazninë në “Arena Egnatia”, trajneri Edlir Tetova ka folur ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ai është shpresuar se do të kërkojë kualifikimin për në finale ndaj një prej ekipeve më të spikatur të sezonit. Për trajnerin durrsak, Egnatia është plotësisht gati për të arritur objektivat, ndërkohë që kërkon mbështetjen e tifozëve.

edlir tetova

Tetova, si e prisni gjysmëfinalen e parë të Kupës kundër Vllaznisë?

Është një ndeshje e rëndësishme për Egnatian, që synon t’i shkoj deri në fund kompeticionit. Do jetë një ndeshje e bukur, pasi gjithmonë ka prodhuar spektakël përballja me shkodranët. Jemi gati të hedhim një hap përpara, pasi luajmë në fushën tonë. Skuadra gëzon një formë të mirë fizike dhe do të kërkojmë maksimumin në këtë 90-minutësh, që edhe pse nuk është përcaktues për kualifikimin, ka rëndësi për të shkuar me besim në duelin e dytë.

Kishit deklaruar se donit shkodranët përballë. Sa shanse keni të shkoni në finale?

Po, kam dashur të përballem me Vllazninë, dua të përballem gjithmonë me ekipet më në formë. Duam të dëshmojmë se jemi një skuadër që meriton respekt, përtej rezultateve të fundit. Kemi shumë shanse për të shkuar në finale dhe do mundohemi të shfrytëzojmë kualitetin që disponojmë në çdo sfidë. Është momenti për të konkretizuar mundimin e gjithë sezonit.

Vllaznia ka një sulm të frikshëm, si keni menduar ta ndalni?

Sulmi i Vllaznisë ka bërë mirë, por ne kemi treguar stabilitet dhe nuk i druhemi askujt. Do të bëjmë lojën tonë dhe kemi të gjitha kapacitetet për ta menaxhuar këtë duel. Besoj te mbrojtja dhe ekipi që kam në dispozicion. Nëse zbatojmë taktikat që kemi përgatitur në stërvitje, jam i bindur sedo dalim me kokën lart. Është momenti të tregojmë sa vlejmëdhe ku duam të shkojmë.

Do të ketë rotacion në këtë ndeshje të rëndësishëm?

Do të luajnë ata që kanë qenëmë mirë në stërvitje. Kundër Vllaznisë nuk do të jetë Xhemajli, për të cilin nuk duam ta rrezikojmë. Pjesa tjetër është në dispozicion. E kam theksuar dhe herëtë tjera që nuk ka titullar të padiskutueshëm, çdo futbollistë ështëi rëndësishëm. Më gëzon fakti që ka uri për të punuar dhe kontribuuar për ekipin.

E ndjeni veten favoritë, sikampionët në fuqi të kupës?

Në këtë fazë nuk ka favoritë,të gjithë kërkojnë ta fitojnë trofeun. Ne kemi shanset tona, Kupa është prioritet jo sembajmë trofeun, por sepseduam të fitojmë një tjetër.

A u keni kërkuar diçka ekstra lojtarëve për duelin me Vllazninë?

Nuk u kam kërkuar asgjë speciale, lojtarët e dinë rëndësinëdhe vështirësinë e kësaj përballjeje. Ata janë të qetë. Nukkam dyshime se do arrijmë njërezultat bindës për llogaritë ekualifikimit.

Krahasuar me vitin e shkuar, e keni më të lehtë apomë të vështirë për të shkuar te trofeu i kupës?

Çdo sezon ka vështirësitë eveta. Triumfuam ne kupë vitine shkuar pa pësuar asnjë humbje, edhe këtë vit kemi vetëmfitore. Do mundohemi të jemikompaktë deri në fund, nuk nalejohet të gabojmë tani e tutje, pasi një mungesë përqendrimimund të na kushtojë.

Keni një thirrje për tifozët rrogozhinas?

Tifozët së pari dua t’i falënderojqë kanë qenë lojtari ynë i 12-të.I ftoj të jenë të shumtë në stadium, pasi bashkë e kemi më tëlehtë. Kemi nevojë për mbështetje dhe tifozët janë aleati ynëmë i mirë.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"