“Tërmet” te Gjermania/ Pas largimit të Oliver Bierhofit, tani radha është e Hansi Flikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 14:39

“Tërmet” te Gjermania/ Pas largimit të Oliver Bierhofit, tani radha është e Hansi Flikut

Turpërimi i dytë radhazi në harkun kohor të 8 viteve në Botërorë e ka “detyruar” drejtorin sportiv të japë dorëheqjen nga përfaqësuesja gjermane.

FLIK

Oliver Bierhof e ka dhënë mesazhin në konferencën për shtyp në kanalin e Federatës Gjermane të Futbollit, njëkohësisht duke u bazuar në argumentet se eliminimet e fundit e kanë lënduar, prandaj tashmë është koha për autokritikë, madje duke marrë përsipër një peshë të konsiderueshme të fajit mbi këto dështime të njëpasnjëshme:

“Dështimi në Botërorin e fundit i vuri kapak dhimbjes së përjetuar në këtë periudhë të vështirë ringritje të kombëtares sonë në arenën botërore.

Është koha dhe momenti i duhur i një autokritike të nevojshme. Gjatë viteve të fundit ne nuk kemi qenë në gjendje të ndërtojmë ekip drejt sukseseve dhe t’u japim tifozëve arsye për të gëzuar sërish.

Disa vendime të ndërmarra rezultuan të gabuara dhe sot ndodhemi në këtë gjendje. Keqardhja në zemrën time është e madhe dhe vetë unë e di se sa më djeg, duke marrë parasysh periudhën time të gjatë në këtë profesion plot sfida.

Jam i zoti dhe i ndërgjegjshëm t’i pranoj gabimet. Shpresoj dhe besoj se tifozët do të vazhdojnë ta mbështesin përfaqësuesen e tyre edhe pas këtyre momenteve të zymta.

I uroj federatës suksese në detyrat dhe projektet e reja, duke i uruar gjithmonë më të mirën”, përfundoi mesazhin emocionues të tërheqjes, Oliver.

54-vjeçari e ka filluar aventurën në gjirin e federatës në rolin menaxherit te “Pancerat”, për të avancuar në 2018 në pozitën e drejtorit sportiv.

18 vite eksperiencë, mes sukseseve dhe dështimeve mbyllet aventura e tij, edhe pse jo me një fund “fishekzjarrësh”.

Situata në fjalë, marrë në konsideratë edhe njoftimet e presidentit Neunedorf se dita e mërkurë do të vendoste fatet, pasqyron gjendjen e tensionuar dhe përçarjen mes drejtuesve kryesorë, por kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi Hansi Flik gëzon admirim dhe besim të madh te Bierhof dhe ky largim surprizë mund t’i japë sinjalet e qarta edhe teknikut 57-vjeçar se orët e tij janë të numëruara në krye të kampionëve të 4-fishtë të Botërorëve.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"