Tërbuni merr edhe elbasanasin Hetlem Çapja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2012 | 11:40

Tërbuni merr edhe elbasanasin Hetlem Çapja

Tërbuni godet sërish në merkato me kualitete superiore. Afrimi i fundit është ai i Hetlem Çapjes. Ka ditë që veterani stërvitet me ekipin, por duhet të hidhet firma në kontratë që stafi pukjan ta konfirmojë zyrtarisht këtë prurje. Mesfushori elbasanas ka vendosur të vazhdojë karrierën tek ekipi i Tërbunit, duke i bërë një “nder” kolegut të tij dhe tashmë trajnerit Gentian Stojku. “Shumë fije më lidhin me Tërbunin, në krahasim me ofertat e tjera. Në dukje nuk duket lëvizje e goditur, duke parë që kam pasur oferta nga Superiorja, por më ka bindur Stojku”, shprehet Çapja. I.Hoxha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"