“Të lutem mos më lërë, mami më prit”, futbollisti i Kukësit bën postimin prekës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2023 | 22:20

“Të lutem mos më lërë, mami më prit”, futbollisti i Kukësit bën postimin prekës

Sulmuesi i Kukësit, Sebastian La Torre, po përjeton një situatë të vështirë familjare. Mamaja e lojtarit nga Peruja po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe sulmuesi nëpërmjet një postimi në “Instastory”, lutet që mamaja e tij ta kalojë këtë situatë të komplikuar. 

la torre

La Torre ndan një foto nga fëmijëria ku së bashku me vëllain ndodhen në krahët e prindërve. 

POSTIMI I LA TORRE: 

“Mami, unë e di që ti je e fortë dhe ne do të dalim nga kjo situatë e komplikuar që ti po kalon. Prit dhe pak, mos më braktis si gjyshja. Ti ia ke dalë një herë të mposhtësh këtë sëmundje të rëndë dhe unë e di që do ta bësh përsëri. Ti e di që sap o vuaj që të jem me ty. Të lutem mos më lërë, mami më prit!” 

385540750_703262401779519_1266303373684662820_n-e1702754052739

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"