“Të gjitha skuadrat që po ndërrojnë trajnerët janë pa identitet”, Redi Jupi: Ja kë duhet të marrë Partizani dhe Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 23:49

“Të gjitha skuadrat që po ndërrojnë trajnerët janë pa identitet”, Redi Jupi: Ja kë duhet të marrë Partizani dhe Tirana

Tirana dhe Partizani janë në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Juljan Ahmataj dhe Franko Lerdës. 

redi jupi

I ftuar në studion e “Proçesit Sportiv”, ish-futbollisti Redi Jupi, tashmë në rolin e analistit, ka analizuar situatën aktuale në këto 2 klube, teksa i ka cilësuar klubet pa trajner si pa identitet. Sipas Redi Jupit, Skënder Gega do të ishte trajneri ideal për Partizanin, ndërsa Ilir Daja do të ishte ideali për Tiranën.

“Rikthimi i Skënder Gegës do të ishte i duhuri për Partizanin. Një trajner kampion, që do të rikthente harmoninë. Ndërsa për Tiranën, ideali mund të ishte Ilir Daja. Unë e kam kritikuar Lerdën para 1 muaj e gjysëm. Një trajner i mirë, në qoftë se merr skuadrën që në qershor, deri në fillim të nëntorit, duhet t’i ketë dhënë identitet, i cili është shumë i rëndësishëm në sport. Jo domosdoshmërisht të çon në fitore të shpejta, por të çon në realizimin e objektivave.

Është e pamundur që një skuadër të mos luajë 2 herë me një formacion njësoj. Partizani bëri sezon solid me Skënder Gegën. Në nëntor në dhjetor befas e panë se dhe mund ta fillonin kampionatin. Të gjitha skuadrat që nuk kanë sukses dhe po ndërrojnë trajnerët, janë skuadra pa identitet.

Laçi është skuadër që ka identitet dhe kjo do ta çojë drejt një suksesi. Bylisi gjithashtu është skuadër me profil të qartë. Të gjitha skuadrat e tjera, si Tirana, Teuta, Partizani,  etj, janë pa identitet, nuk të lënë asgjë në mendje. Janë në vështirësi të mëdha. Lojtarët janë. Futbollistët e Partizanit janë të niveleve të lartë. Romero është lojtar shumë i mirë, por duket që nuk është i impenjuar. Çinari, Asani, Mala, janë jashtë.

Një skuadër e mirë i detyron lojtarët e saj të mos marrin kampionët. Nuk më pëlqen mënyra se si Partizani po e menaxhon këtë situatë. Lerda nuk duhej marrë fare.

Gabim që e morën, gabim që e hoqën. Për një javë mbaron kampionati, çështje ky vendim i tillë. Lere çfarë hiqen kanë 11 drejtorë edhe 25 sekretarë. Unë për U-11 kam njëmijë plane. Kur shkojnë gjërat mirë nuk ka nevojë për menaxhim. Menaxhimi duket në momente krize”, u shpreh Redi Jupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"