“Talenti i Sezonit 2018-2019”, futbollisti i Partizani vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2019 | 14:30

“Talenti i Sezonit 2018-2019”, futbollisti i Partizani vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

Futbollisti i Partizanit, Esat Mala është zgjedhur fitues i çmimit “Talenti i Sezonit 2018-2019”, në anketën tradicionale të organizuar nga shoqata “Sporti na Bashkon” në edicionin e saj të 11-të.

Mala

Ka qenë një juri e përbërë nga trajnerë dhe gazetarë sportivë, të cilët falë një votimi, arritën të zgjidhnin futbollistin e Kombëtare Shpresa fitues të këtij çmimi.

6G1A9663

Mala ka grumbulluar numrin më të madh të pikëve, ndërkohë që çmimi iu dorëzua nga drejtori ekzekutiv i shoqatës, Z.Gëzim Nushi, në ceremoninë e rastit të organizuar në ambientet e klubit të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"