Synohet një goditje e madhe në mbrojtje, Vllaznia kërkon lojtarin e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2019 | 22:01

Synohet një goditje e madhe në mbrojtje, Vllaznia kërkon lojtarin e Flamurtarit

Në planet e Vllaznisë nuk janë vetëm lojtarë të huaj, por edhe nga kampionati shqiptar. Gazeta mëson se kuqeblutë ende nuk kanë hequr dorë nga Blerim Kotobelli. Ata po vijojnë bisedimet me mbrojtësin e linjës së majtë të Flamurtarit.

kotobelli

Drejtuesit po bëjnë çmos që deri në nisjen e fazës përgatitore, e cila do të zhvillohet në Ohër, skuadra të jetë e kompletuar në masën 90%. Tani po mendohet fuqizimin e skuadrës në repartet e mesit të fushës e të sulmit.

Nëse vjen edhe Kotobelli, mbrojtja do të quhet një sektor i mbyllur për sa u përket afrimeve. Në këtë repart janë afruar dy lojtarë nga Maqedonia e Veriut, ka ardhur Dajan Shehi dhe është rikonfirmuar Renato Malota. Për mesin e fushës ka ardhur vetëm Herald Marku, ndërsa në sulm Vllaznia ende nuk ka bërë ende asnjë afrim.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"