Superliga e Kosovës/ Drenica fitore minimale në shtëpi, skuadra e Duros mposht Ferizajn në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 16:47

Superliga e Kosovës/ Drenica fitore minimale në shtëpi, skuadra e Duros mposht Ferizajn në transfertë

Kanë përfunduar ditën e sotme 4 ndeshjet e javës së 11 të Superligës së Kosovës. Skuadra e Drenicës arriti të fitonte me rezultatin minimal 1 me 0 përballë skuadrës së Lirisë me një gol të shënuar që në minutën e 39-të nga Kreshnik Uka.

1200px-IpkoSuperliga2018-19.svg

Në ndeshjen tjetër skuadra e Dritës arriti të fitonte në transfertë përballë ekipit të Ferizajt në shtëpinë e këtyre të fundit. Ndërsa skuadra e Ballkanit ka mundur 1 me 0 Flamurtarin i cili e sheh veten në vendin e 6-të të renditjes.

Rezultatet:

Drenica – Liria 1-0

Ferizaj – Drita 0-2

Ballkani – Flamurtari 1-0

Prishtina – Kek-u 3-0 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"