Superiorja me sponsor, Rama: Përfitimet për klubet si pikë uji, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2021 | 12:19

Superiorja me sponsor, Rama: Përfitimet për klubet si pikë uji, por…

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka folur për “Panorama Sport” pas shitjes së emrit të Kategorisë Superiore. Emri i elitës së futbollit shqiptar u shit për 540 milionë lekë, që do t’u shpërndahen klubeve në mënyrë progresive gjatë tri viteve të ardhshme.

OLSI RAMA

Pas një llogarie të thjeshtë, 10 klubet e Superiores do të përfitojnë fillimisht rreth 10 milionë lekë, për të vazhduar më pas me një rritje progresive jo shumë të madhe. Të njëjtin mendim, ndan dhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama, duke i quajtur këtë përfitime si një pikë ujë. Rama, emri i Superiores u shit dhe klubet do të përfitojnë para. Ju si klub, keni pasur dijeni për kontratat dhe si u vendos në fund? Ne si klub kemi qenë në kontakt për procedurat e ndjekura dhe u lajmëruam për rezultatin e ankandit. Presidenti dha pëlqimin e tij përfundimtar.

Mendoni se shitja e emrit të Superiores duhet të ishte bërë më herët dhe a janë të mjaftueshme përfitimet financiare për një klub si Partizani? Mirë që u bë tani, detyra e ligës është që t’ia rrisë vlerën emrit të Superiores. Sigurisht që, çdo person dhe çdo klub shpreson dhe uron që shuma të jetë më e madhe në të ardhmen. Për momentin, është një pikë ujë, por gjithsesi është një gjysmë hapi përpara.

VERONIK ISTREFAJ