Sulmuesi më larg Milanit, nis beteja mes Juventusit e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:08

Sulmuesi më larg Milanit, nis beteja mes Juventusit e Realit

Pas vetëm një sezoni, aventura e Rafael Leaos te Milani mund të përfundojë. Lajmin e ka dhënë dje “Sportmediaset” sipas së cilës sulmuesi është në radarët e Realit të Madridit që kërkon një zëvendës-Benzema. Duket se edhe Zinedin Zidan ka dhënë bekimin për këtë operacion merkatoje, i cili, sigurisht, kërkon edhe miratimin e klubit italian. Italianët besojnë shumë te 21-vjeçari, por me Ibrën në skuadër, minutazhi i portugezit vështirë se do të pësojë rritje në sezonin e ri.
iBRA-LEAO
Kjo situatë mund ta bëjë të pranojë më dëshirë pistën madrilene, por sidoqoftë, kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të bëjnë ulje për kartonin e djaloshit të cilin e paguan 34 milionë euro vetëm 11 muaj më parë. Në fakt, shifra nuk e tremb Florentino Perezin që do të ishte i gatshëm të investonte te një lojtar me moshë të re e aq më tepër “të shkolluar” nga Zlatan Ibrahimoviçi në muajt e fundit.

ALTERNATIVAT – Për Leaon në javët e fundit janë interesuar Fiorentina dhe Juventusi. Me bardhezinjtë ka qenë menaxheri i lojtarit që ka bërë rolin e shkuesit. Zhorzh Mendesh kujdeset për të drejtat e yjeve të futbollit, në krye të të cilëve qëndron Kristiano Ronaldo. Gjatë një bisede me krerët juventinë duket të jetë përmendur edhe emri i Leao sepse, siç dihet, Higuain do të largohet dhe trajnerit Sarri i duhet një lojtar që mund të provokuar edhe një sherr që për fat nuk mori përmasa të mëdha. Praktikisht temperamenti nuk i mungon, siç nuk i mungon as De Ligtit, i cili gjithsesi nervat mundohet t’i ruajë brenda kufijve e sidomos brenda kuadratit të blertë. Jo më kot Matajs mban rekordin si lojtari më i ri (17 vjeç e 285 ditë) që ka luajtur në finalen e një kompeticioni europian (JunajtidAjaks në Ligën e Europës) dhe kapiteni më i ri i një ekipi që luan në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. Shifra kampioni për holandezin për të cilin Juvja pagoi 85 milionë euro një vit më parë. Dueli me shokun është çështje orësh dhe De Ligt nuk duhet të mendojë për ndjenjat. Depai nuk do t’ia falte.  bëjë pykën, por edhe sulmuesin e dytë apo të krahut.
5320751_2334_leao
KËNDVËSHTRIME – Leao ka grumbulluar sivjet 33 prezenca me Milanin duke shënuar 6 gola e dhënë tri asiste. Ai ka një kontratë me “Djallin” deri në vitin 2024 dhe në klub të gjithë besojnë te shpërthimi i tij, madje trajneri Pioli e cilëson si një bast personal me vetveten. Te kuqezinjtë portugezi ka treguar rritje konstante dhe duket njohur më mirë ambientin, në sezonin e ri pritet të bëjë më tepër. 21-vjeçari mendon edhe për Europianin e 2021-shit, por me minutazhin e sivjetshëm, kombëtarja mund të shndërrohej në një vegim, ndaj në këndvështrimin e tij, largimi nga Milani mund të ishte edhe një shans i mirë për të t’iu bashkuar Kristiano Ronaldos, fillimisht në klub e më pas në kombëtare.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"