Sulmuesi i Teutës nuk i trembet Dinamos: Sfidë radhe, duam maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 11:04

Sulmuesi i Teutës nuk i trembet Dinamos: Sfidë radhe, duam maksimumin

“Djemtë e Detit” mbyllën dje përgatitjet për takimin e javës së 27 kundër Dinamos me një seancë të karakterit taktik, ku stafi dha këshillat e fundit.

Daci

Trajneri Edi Martini nuk do ketë sot Ledjo Beqjan për shkak kartonësh, ndërsa lajmi i mirë është rikthimi i sulmuesit Realdo Fili, i cili ka kaluar dëmtimin. Te Teuta shpresojnë të ruajnë vazhdimësinë në kampionat, duke mposhtur edhe një skuadër në formë, siç është Dinamon.

DACI – Sulmuesi Klejdi Daci është shprehur në një prononcim për “Panorma Sport” se ndeshja me Dinamon vjen në një situatë të komplikuar për të dy ekipet, sepse u duhet medoemos fitorja.

“Kemi marrë rezultate të mira javët e fundit dhe në ekip mbizotëron besimi dhe entuziazmi, çka na jep shpresë për ndeshjen me Dinamon. E shohim si një sfidë të radhës. E dimë që nuk ka ndeshje të lehta, ekipet janë aty-aty në nivel. Dinamo ka lojtarë me eksperiencë, por edhe djem të rinj që duan të promovohen, kështu që do të jenë të motivuar. Por edhe ne jemi të motivuar për të marrë më të mirën dhe e shoh si një ndeshje mes të barabartëve”, – thotë fillimisht sulmuesi Daci.

ASPAK FRIKË – Më tej, i pyetur nëse do të ishte i kënaqur edhe me një barazim në këtë , Daci ka theksuar: “Ne sigurisht që do të luajmë për tri pikët, pastaj ndeshja i ka të tre rezultatet brenda. Do të jetë e vështirë, ku edhe pika ka rëndësi, por Teuta do të zbresë në fushë për të marrë maksimumin. Nuk na tremb asgjë, pres një ndeshje shumë të fortë. Nga ana jonë ka vlerësimin maksimal, është shumë e rëndësishme për ne kjo sfidë. Kam besim, pasi kemi ekip me lojtarë me eksperiencë, që dinë si t’i kalojnë këto ndeshje. Në këtë moment të kampionatit nuk duhet të mendojmë për diferencën me ekipet që kemi afër. Duhet të shohim dhe të fitojmë ndeshjet tona dhe kaq mjafton për të qenë më të qetë”.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"