Sulmuesi i Spanjës dëmtohet pas 4 minutash lojë! Ylli i Barcelonës del duke qarë nga fusha e lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 20:01

Sulmuesi i Spanjës dëmtohet pas 4 minutash lojë! Ylli i Barcelonës del duke qarë nga fusha e lojës

Dëmtimet në radhët e Barcelonës nuk kanë fund. Një tjetër lojtar i katalanasve është dëmtuar sot, në ndeshjen ndaj Osasunës, duke lënë i përlotur fushën e lojës dhe duke rrezikuar seriozisht vazhdimin e sezonit dhe pjesëmarrjen në Europian.

sadsadsadsadasd

Këtë herë është sulmuesi i Spanjës, Ferran Tprres, ai që ka shfaqur probleme që në minutën e katërt të ndeshjes. Ai po ndiqte në sprint topin kur u ndal duke treguar se kishte probleme në këmbën e djathtë.

Lojtari u ul në tokë dhe pasi mori ndihmën e mjekëve, doli nga fusha e lojës duke qarë, pasi një problem i tillë pritet ta lërë minimalisht një muaj larg fushave të lojës, sipas mediave spanjolle. Nuk është aspak çudi që kjo të dëmtojë shanset që ka për të qenë në formë për Europianin, sidomos nëse do të ketë dëmtuar tendinën, që kërkon një kohë më të gjatë riaftësimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"