Sulmuesi heq dorë nga karriera për të shpëtuar jetën e nënës së tij, i dhuron 70% të mëlçisë: E dija rrezikun, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 13:22

Sulmuesi heq dorë nga karriera për të shpëtuar jetën e nënës së tij, i dhuron 70% të mëlçisë: E dija rrezikun, por…

Futbollisti Robert Peric-Komsic ka hequr dorë nga karriera për t’i shpëtuar jetën nënës së tij.

Robert Peric-Komsic2

Sulmuesi kroat, i cili luante tek Cibalia, i ka dhënë fund karrierës futbollistike në moshën 23-vjeçare, por shpresa për t’u rikthyer në fushë mbetet.

Robert Peric-Komsic vendosi t’i dhurojë 70% të mëlçisë nënës së tij të sëmurë. Ai iu nënshtrua një operacioni në një klinikë të specializuar në Stamboll.

“Gjithçka shkoi shumë mirë, si operacioni ashtu edhe rikuperimi. Falë Zotit që të dy jemi mirë tani dhe nëna ime më në fund ka nisur jetë të re pas 13 vitesh mundimesh”, ishin fjalët e para të lojtarit.

Robert Peric-Komsic

Rreziku për të mos u kthyer në fushë? Lojtari shprehet: “Nuk më interesonte kjo. E dija rrezikun. Misioni im ishte i qartë, të bëja mamin të ndihej mirë. Ka pasur tre transplantime të dështuara të mëlçisë nga një dhurues i vdekur. Ideja se dhuruesi i gjallë duhet të ishte vëllai i saj Vedran, i cili e kishte mëlçinë të dhjamosur, dështoi gjithashtu, ndërsa babai i saj Nedeljko është mbi 50 vjeç, që së bashku me mëlçinë e dhjamosur është një nga dy faktorët që e bëjnë të pamundur donacionin. Jeta e saj ishte në rrezik. Falenderoj të gjithë ata që na dhanë forcë shtesë në atë betejë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"