Sulmi i Kombëtares në formë. Shënon edhe Daku, ndëshkon skuadrën serbe gjatë një testi me Rubin Kazanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2024 | 17:19

Sulmi i Kombëtares në formë. Shënon edhe Daku, ndëshkon skuadrën serbe gjatë një testi me Rubin Kazanin

Futbolli rus është në fazë pushimi dhe klubet e shfrytëzojnë këtë periudhë për të zhvilluar fazë përgatitore. Sulmuesi kosovar i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili luan me Rubin Kazan ka shënuar një gol sot në miqësoren që skuadra ruse fitoi në shifrat 5-2 ndaj ekipit serb të Napredak.

daku

Mirlind Daku shënoi  golin e tretë për Rubinin në minutën e 59-të të ndeshjes miqësore, duke kaluar skuadrën e tij në avantazhin momental 3-2.

Përveç golit të shënuar, Mirlind Daku kontribuoi edhe për golin e dytë të Rubin Kazanit në minutën e 53-të, ku Taheri dërgoi në rrjetë topin e kthyer nga shtylla, pas gjuajtjes së sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"