Suarez “ndihmon” në largimin e Artur: Nuk ka bërë asgjë me Barçën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 18:34

Suarez “ndihmon” në largimin e Artur: Nuk ka bërë asgjë me Barçën

Artur Melo është një nga futbollistët në listën e dëshirave të Juventusit në rast se largohet Miralem Pjaniç. Braziliani shihet si një mesfushor mjaft premtues për të ardhmen, pavarësisht se nuk ka luajtur dhe aq shumë me skuadrën e Barcelonës.

artur melo

Gjithsesi, jo të gjithë janë kaq besimplote te 23 vjeçari. Një ndër ta është ish-mesfushori i Barcelonës dhe Interit, Lusito Suarez, i cili nënvizon se Artur nuk ka bërë asgjë akoma.

luisito

“Artur nuk ka bërë asgjë akoma. Në Itali flasin sikur do të shkojë Pele. A e keni parë ndonjëherë të luajë? Kur Artur shënoi një gol festuan sikur ka shënuar të 18-in.

Nganjëherë i blejnë lojtarët vetëm pse janë brazilianë, por që të jesh brazilian duhet të luash mirë,” deklaroi Suarez për “SER Catalunya”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"