Struga ndal Vardarin, Shkupi mundet në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja në Maqedoninë e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 16:44

Struga ndal Vardarin, Shkupi mundet në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja në Maqedoninë e Veriut

Kanë përfunduar katër takimet e javës së 14-të, në Maqedoninë e Veriut, aty ku bie në sy hapi fals i Vardarit, që i jep mundësi Shkëndijës të afrohet.

sfsdaf

Struga ka mundur Vardarin me rezultatin 2-1 dhe i ka dhënë “asist” Shkëndijës së drejtuar nga Gjoka, të afrohet në renditje. Edhe pse Vardari kaloi në epërsi në minutën e 28-të, Struga ka arritur të përmbysë gjithçka.

Shkupi nga ana tjetër nuk ka mundur të dalë as me një pikë nga transferta e Sileksit, pasi është mundur me rezultartin e ngushtë 1-0.

Ndërkaq në sfidat e tjera Boreci ka barazuar me Makedonija, ndërsa Renova dhe Akademija Pandev morën nga një pikë.

Rezultatet e sotme:

Renova- Akademija Pandev 1-1

Borec-Makedonija 1-1

Sileks-Shkupi 1-0

Struga- Vardar 2-1

Renditja:

renditja

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"