Statistikat interesante të Portugali-Zvicër/ Luzitanët duan çerekfinalen e tretë në Botëror, “Helvetet” kërkojnë të shkruajnë historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 14:24

Statistikat interesante të Portugali-Zvicër/ Luzitanët duan çerekfinalen e tretë në Botëror, “Helvetet” kërkojnë të shkruajnë historinë

– I sotmi do të jetë takimi i tretë mes Portugalisë dhe Zvicrës në vitin 2022, pasi janë përballur dy herë në Ligën e Kombeve në qershor. Portugalia fitoi 4-0 në një ndeshje të luajtur në Lisbonë, përpara se Zvicra të fitonte 1-0 në Gjenevë një javë më vonë.

portugal-vs-switzerland-fifa-world-cup-2022-design-template-70e742106f25aa1d374c1a3c304e58c7_screen

Portugalia do të kërkojë të arrijë në çerekfinale të Kupës së Botës për herë të tretë, teksa më parë ia ka dalë në 1966-ën dhe në 2006-ën. Megjithatë, ata nuk kanë arritur të fitojnë asnjë nga pesë ndeshjet e fundit me eliminim direkt në turne, duke humbur secilën nga katër të fundit të tyre, duke përfshirë humbjet në këtë fazë në 2010-ën (0-1 kundër Spanjës) dhe në 2018-ën (1-2 kundër Uruguait).

Zvicra fitoi dy nga ndeshjet e saj në fazën e grupeve në Kupën e Botës 2022 (humbi vetëm kundër Brazilit) dhe do të kërkojë të fitojë tri ndeshje në një turne të vetëm të Kupës së Botës për herë të parë në historinë e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"