Statistikat interesante të Brazil-Kore e Jugut/ “Seleçao”, një specialiste e fazës së 1/8-ave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 14:19

Statistikat interesante të Brazil-Kore e Jugut/ “Seleçao”, një specialiste e fazës së 1/8-ave

– Sot do të jetë përballja e 8 zyrtare mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, e para në një ndeshje zyrtare, për një turne ndërkombëtar. “Seleçao” është në avantazh me 6 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Suksesit i fundit, në qershor 2022, 5-1 në një miqësore.

BRAZIL KORE E JUGUT

Koreja e Jugut nuk ka mundur kurrë një kombëtare amerikano-jugore në një Botëror, duke barazuar 2 herë dhe humbur në 4 raste.

Brazili ka humbur 4 nga 10 precedentët e fundit në një Botëror (5 fitore dhe 1 barazim). Kaq humbje “Seleçao” i kishte pësuar në 36 precedentët e mëparshëm (26 fitore dhe 6 barazime).

Kjo do të jetë ndeshja e parë me eliminim direkt në një Botëror për Korenë e Jugut, që pas Kupës së Botës 2010, kur aziatikët u eliminuan nga Uruguai në 1/8-at me rezultatin 2-1.

Brazili është kualifikuar për në çerekfinalet e një Botërori në 7 edicionet e fundit radhazi. E vetmja herë kur nuk e ka mbyllur kualifikimin brenda 90 minutëshit të rregullt ka qenë në 2014-ën, kundër Kilit, në të cilën kaloi pas goditjes së penalltive.

Ndërkohë, hera e fundit që Brazili ka ngecur në 1/8-at e një Botërori ka qenë në Itali, në 1990-ën, kundër Argjentinës.

Brazili nuk e ka gjetur golin në asnjë prej pjesëve të para, në fazën e grupeve. Diçka e tillë nuk i ndodhte që nga Botërori 1994.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"