Statistikat/ Çelsi ka 7 ndeshje pa i mundur “qytetarët”, disfata e fundit e Sitit ishte në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 11:50

Statistikat/ Çelsi ka 7 ndeshje pa i mundur “qytetarët”, disfata e fundit e Sitit ishte në…

Çelsi është pa fitore në shtatë ndeshje të kampionatit dhe kupave kundër Mançester Sitit, që kur i mundi 1-0 në finalen e Ligës së Kampioneve në 2021. Barazimi 4-4 i nëntorit në “Stamford Bridge” i dha fund një serie prej gjashtë fitoresh radhazi të Sitit në të gjitha kompeticionet në këtë duel.

zhh

MAN. SITI

– Siti do të kërkojë sot një fitore të 12-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe një fitore të shtatë radhazi në Premier Ligë.

– Skuadra e Pep Guardiolës është e pamposhtur në 22 ndeshje të kampionatit në shtëpi (18 fitore, 4 barazime), me humbjen 2-1 nga Brentfordi në nëntor 2022, e cila është disfata e vetme në 36 ndeshjet e fundit të kampionatit në “Etihad”.

– Ata kanë fituar 17 pikë pasi kanë qenë në disavantazh këtë sezon, tre më pak se shifra e tyre më e lartë në një sezon të Premier Ligës, vendosur në 1993- 94. Vetëm skuadra e Liverpulit ka fituar më shumë pikë nga pozicionet humbëse në 2023-24.

– Siti është tre gola larg shifrës 600 të golave në Premier Ligë dhe Kupa nën drejtimin e Guardiolës në “Etihad”.

– Kampionët e Anglisë kanë shënuar në secilën prej 44 ndeshjeve të tyre të fundit në shtëpi, duke regjistruar 135 gola këtë sezon.

– Kampionët në fuqi kanë shansin të regjistrojnë dy ndeshje radhazi pa pësuar gol në Premier Ligë për herë të parë që nga dy ndeshjet e tyre hapëse të sezonit.

ÇELSI

– Blutë kanë fituar gjashtë dhe kanë humbur gjashtë nga 12 ndeshjet e tyre të kampionatit, që nga barazimi 4-4 me Mançester Sitin më 12 nëntor.

– Fitorja 4-1 e nëntorit në Totenhem është fitorja e tyre e vetme jashtë në kampionat këtë sezon kundër një skuadre që aktualisht është mbi ta në tabelë.

– Mauricio Poçettino ka fituar vetëm një nga 12 ndeshjet e tij jashtë fushe në kampionat dhe Kupa si trajner kundër Pep Guardiola (2 barazime, 9 humbje). Ajo është fitorja 2-1 e Espanjolit në Barcelonë më 21 shkurt 2009.

– Ekipi i Çelsit ka grumbulluar 75 kartonë të verdhë në kampionat këtë sezon, duke përfshirë nëntë kartonët e sulmuesit Nikolas Xhekson.

– Konor Gallager ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit të Çelsit në të gjitha kompeticionet, aq sa ka arritur në 75 paraqitjet e tij të para për blutë e Londrës.

– Të dy sulmuesit, Rahim Sterling dhe Kol Palmer shënuan për Çelsin kundër ish-klubit të Mançester Sitit në ndeshjen e fazës së parë në nëntor – asnjë lojtar që ka luajtur më parë për Mançester Sitin në Premier Ligë nuk ka shënuar në shtëpi dhe jashtë kundër tyre në një sezon të vetëm.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"