Statistika për derbin, Tirana – Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2015 | 11:15

Statistika për derbin, Tirana – Partizani

Partizani - Tirana 2-0Ndeshjet – 140 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.

Bilanci – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 55 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 43 fitore. 42 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Golavarazhi – 199 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 159 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi i kanë shënuar Nderim Nexhipi dhe Mentor Mazrekaj (me penallti), në përballjen e 8 dhjetorit 2014.

Diferenca – 7 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë prodhuar shumë gola: 26/09/12 Partizani-Tirana 1-2 (Kupë); 03/10/12 Tirana-Partizani 1-0 (Kupë); 12/ 10/13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22/03/2014 1-1 (kampionat); 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 08/12/ 14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat)

“Ish”-ët – Gjashtë lojtarë do të kenë statusin e “ish”-ve në derbin e radhës, që do të luhet të premten e 27 shkurtit. Erando Karabeci, Elis Bakaj, Renato Hyshmeri, Renaldo Kalari dhe Gjergji Muzaka kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te Tirana ka luajtur Endri Vrapi. Tek “ish”-ët hyn edhe trajneri Gugash Magani i Tiranës, i cili ka qenë futbollist i të kuqve. Edhe drejtori i përgjithshëm i “demave” Sulejman Starova, është një “ish”, pasi ka drejtuar edhe bardheblutë.

Historia – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

Shpagimi – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

Rezultati – Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 27 herë në 41 barazime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"