Spektakël në Korçë, Skënderbeu shkatërron 5-2 Partizanin dhe merr kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2015 | 14:19

Spektakël në Korçë, Skënderbeu shkatërron 5-2 Partizanin dhe merr kreun

skSKËNDERBEU – PARTIZANI 5-2
GOLAT:
Lilaj 12′ Latifi 38′ Berisha 46′  Stojkov 53′ Radas 65’/ Raçiç 45′ 58′
Formacionet zyrtare
SKËNDERBEU: Shehi, Radas, Osmani, Jashanica, Arapi, Shkëmbi, Lilaj, Latifi, Berisha, Martins, Stojkov; Trajner: Mirel Josa
PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi (Fazliu 57′), Rrahmani, Cuculi, Trashi, Batha (Daja 77′), Fejzullahu, Nexhipi, Vila, Mazrekaj, Raçiç; Trajner: Shpëtim Duro
GJYQTARË: Enea Jorgji, Emingres Ganxhi, Astrit Mahmuti
DELEGAT: Petrit Haxhija
VËZHGUES: Pajtim Aliko
KARTONA TE VERDHE: Fejzullahu 12′  Trashi 84′ Berisha 49′ Radas 60′ Arapi 75
KARTON I KUQ: Vila 89′

Skënderbeu – Partizani 5-2 Fitore e spektakolare e Skënderbeut ndaj një rivali direkt për titull si Partizani.Mes një atmosfere të shkëlqyer korçarët kanë arritur të fitojnë 5-2 ndaj ekipit të Shpëtim Duros që sot bëri shumë pak për një sfidë me një rëndësi të tillë. Korçarët e nisin mjaft mirë takimin dhe kalojnë në avantazh falë golit të shënuar nga Lilaj i cili realizoi nga distanca. Pas golit të shënuar të besuarit e Josës fitojnë më shumë siguri në lojën e tyre dhe dhe vazhdojnë sulmet e njëpasnjëshme. Në minutën e 38-të vjen edhe goli i dytë me autor Liridon Latifin. Mesfushori kosovar realizon falë asisit fantastik të Berishës duke dyfishuar epërsinë. Megjithatë Partizani nuk dorëzohet dhe kërkon të rihapë sfidën. Një gol me kokë i Raçiç në fundin e pjesës së parë ka shkurtuar diferencat dhe e ka bërë edhe më tërheqës këtë takim. Ndeshja po luhet mes një atomsfere të shkëlqyer dhe në një stadium të tejmbushur. Të dyja ekipet po zhvillojnë lojë më intesitet të lartë dhe deri tani ndeshja është spektakolare

Pjesa e dytë Pjesa e dytë nis mënjëherëq me gol për Skënderbeun.  Martins depërton bukur dhe del i vetëm përballë Alban Hoxhës por nuk arrin dhe porteri largon topin, aty vjen Berisha me shpejtësi që godet dhe e dërgon sferën në rrjetë. 3-1 dhe Skënderbeu fiton qetësinë. Korcarët vazhdojnë të sulmojnë dhe gjejnë sërish golin në minutën e  53’. Zbritje e shpejtë e korçarëve dhe Stojkov përpiqet të çajë mes mbrojtësave të Partizanit, pason për Berishën që merr bukur topin dhe futet në zonë, e kthen në qendër dhe aty Stojkov e shtyn topin në rrjetë. Shpëtim Duro nuk dorëzohet edhe pse është në disavantazhin e 3 golave. Trajneri hedh në fushë Fazliun duke përforcuar sulmin. Në minutën e 58-të vjen goli i dytë për të kuqtë. Goditje dënimi për të kuqtë. Nexhipi harkon drejt zonës dhe Rrahmani godet fillimisht me kokë por topi grushtohet nga Shehi duke u kthyer sërish në lojë, aty ndodhet Raçiç që me një kthesë gjuan fuqishëm dhe këtë herë e dërgon në rrjetë. Goli i Partizanit duket sikur rihap sfidën por nuk ndodh aspak kështu. Korçarët janë zotër të fushës  dhe sulmojnë vazhdimisht portën e Alban Hoxhës. Në minutën e 65-të vjen dhe goli i pestë për ekipine Mirel Josës. Shkembi ekzekuton goditjen e dënimit dhe jep një pasim të shkurtër për Radas, kroati godet fuqishëm në pozicion të prirët duke realizuar një supergol. 5-2 dhe fati i këtij takimi mund të quhet përfundimisht i vulosur. Në minutat e mbetura, bën shumë pak për të tentuar të rihëpë sfidën ndërkohë Skënderbeu është i rrezikshëm në çdo aksion. Mbyllet gjithçka 5-2 dhe Skënderbeu mer kryesimin e superiors me 63 pikëve 1 më shumë se Kukësi i vendit të dytë, ndërkohë Partizani e sheh veten në vendin e katërt.

Përplasje e revoltë, ja katër orët e tifozëve të kuq në Korçë
Përplasje dhe revoltë. Rreth 1200 tifozë të Partizanit udhëtuan dje drejt Korçës për të mbështetur skuadrën, duke qenë në stadium. Sikur më parë në një transfertë numri i të kuqve ka qenë shumë i madh në këtë transfertë. Gazeta sjell një kronologji të ngjarjeve që në momentin kur tifozët e Partizanit kanë mbërritur në stadium e deri kur janë larguar. Disa prej tyre e kanë përjetuar humbjen keq, duke thyer xhamat e një lokali dhe të disa makinave afër stadiumit.

Ora 16:30 – 13 autobusë dhe makina private mbërrijnë në Korçë, të mbushur me tifozët e Partizanit.

Ora 16:50 – 300 tifozët e Partizanit që janë pajisur me bileta hyjnë në stadium, ndërsa 400 të tjerë qëndrojnë jashtë stadiumit.

Ora 17:15 – Pjesa tjetër e tifozëve të Partizanit që mbeten pa u futur në stadium u drejtohen biletarive, por urdhri është i prerë, asnjë biletë më shumë. Kjo shkakton edhe acarimin e tifozëve të Partizanit që hedhin flakadanë në drejtim të tribunës D, ku vjen edhe reagimi i korçarëve. Ndërsa, nga ana tjetër, tifozët e Partizanit, të cilët ishin akomoduar në tribunën e miqve, vijonin në kor brohoritjet “Takaj, hape derën!”.

Ora 17:20 – Pas rrëmujës së krijuar jashtë stadiumit, drejtuesit e klubit japin urdhër që tifozët e Partizanit të pajisen me bileta dhe gjithçka qetësohet.

Ora 17:50 – 400 tifozët e Partizanit, që ishin jashtë stadiumit, hyjnë në tribunën E, atje ku shtohen edhe uniformat blu, duke krijuar një kordon ndarës, për të mbajtur larg dy tifozëritë.

Ora 18:38 – Skënderbeu shënon golin e dytë dhe shtohen irritimet mes dy tifozërive që shahen në kor, por deri tani asnjë incident.

Ora 18:45 – Në momentin që Partizani shënon golin e parë, tifozët shkulin rreth 80 stola nga tribuna E dhe i hedhin në fushë, ndërsa veç stolave hidhen edhe flakadanë që djegin pistën e tartanit. Në këtë çast ndërhyjnë edhe zjarrfikësit për të mbajtur nën kontroll situatën.

Ora 19:08 – Pas shënimit të golit të tretë të Skënderbeut, të kuqtë shkatërrohen nga nervat, të irrituar dhe të prirë për të shkatërruar, tentojnë të çajnë gardhin e policëve, por pa sukses. Në këtë moment shtohen forcat e policisë, dhjetëra policë të FNSH-së qëndrojnë rreth tribunës E, ndërsa shtohet edhe një gardh tjetër policësh në tribunë duke u bërë dy kordonë.

Ora 20:00 – Ndeshja ka vetëm disa momente që ka përfunduar, ndërkohë që duket se tifozët e Partizanit i shpëtojnë policisë dhe dalin nga stadiumi akoma pa u larguar tifozët e Skënderbeut. Në këtë çast, të kuqtë vijojnë shkatërrimet, për atë që dinë të bëjnë më mirë, duke nxjerrë inatin e humbjes te xhamat e makinave dhe të një lokali që ndodheshin rreth 500 metra larg stadiumit.

Ora 20:15 – Më së fundi tifozët e Partizanit hipin nëpër autobusë, por më parë mësohet se policia ka shoqëruar dy tifozë të kuq, të cilët mbërrijnë menjëherë në Komisariatin e Korçës dhe merren në pyetje për çfarë kishte ndodhur. Makina të shumta policie shoqërojnë autobusët e shumtë të tifozëve të Partizanit për kilometra të tëra deri në afërsi të Pogradecit.

Minutat:
90+’
Mbyllet 5-2 supersfida
89′
Karton i dytë i verdhë për Emiljano Vilën pas faullit ndaj Jashanicës dhe futbollisti largohet nga fusha duke lënë Partizanin me 10 lojtarë
88′
Zvëndësimi i tretë për korçarët, del nga fusha Martins dhe futet Alikaj
87′
Trashi kroson nga krahu i majtë dhe Fazliu godet me kokë por Shehi është në pozicion dhe pret topin
84′
Karton i verdhë për Trashin pas goditjes me brryl ndaj Fatjon Sefës
82′
Zvëndësim për korçarët, largohet Berisha në fushë Sefa
81′ Martins provon me një goditje nga distanca por topi përfundon mbi tra
80′
Vila merr një pasim në krahun e djathtë dhe kontrollon topin, godet fuqishëm por topi përfundon shumë lag kuadratit
78′
Karton i verdhë edhe për Vilën pas faullit të shkaktuar ndaj Arapit
76‘ Zvëndësim për Partizanin, largohet Batha, në fushë Daja
75′
Arapi ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Fazliut
73′
Latifi nis një inkursion personal nga krahu i majtë dhe jep një pasim perfekt me të jashtmen drejt qëndrës, Martins gjendet i vetëm përballë Hoxhës dhe mundohet të provojë me një parabël por topi ndalet nga portieri.
68
‘ Zvëndësim për Skënderbeun, largohet Stojkov në fushë Progni
65′ GOOOOL SKENDERBEU
Skemë e korçarëve. Shkembi ekzekuton goditjen e dënimit dhe jep një pasim të shkurtër për Radas, kroati godet fuqishëm në pozicion të prirët duke realizuar një supergol
64′
Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut me Stojkov, maqedonasi pason për Latifin që mundohet të futet drejt zonës por largon rrezikun Cuculi
60′
Radas ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar
58′ GOOOOOL PARTIZANI
Goditje dënimi për të kuqtë. Nexhipi harkon drejt zonës dhe Rrahmani godet fillimisht me kokë por topi grushtohet nga Shehi duke u kthyer sërish në lojë, aty ndodhet Raçiç që me një kthesë gjuan fuqishëm dhe këtë herë e dërgon në rrjetë
57′
Zvëndësim për Partizanin, largohet Ibrahimi në fushë Fazliu
53′  GOOOOL SKENDERBEU
Zbritje e shpejtë e korçarëve dhe Stojkov përpiqet të çajë mes mbrojtësave të Partizanit. Pason për Berishën që merr bukur topin dhe futet në zonë, e kthen në qendër dhe aty Stojkov e shtyn topin në rrjetë
52′
Lëviz stoli i Skënderbeut, Alikaj, Sefa dhe Progni dalin në nxemje
49
Berisha ndëshkohet me karton të verdhë
46′ GOOOL SKENDERBEU
Korçarët e nisin pjesën e dytë menjëherë në sulm. Martins depërton bukur dhe del i vetëm përballë Alban Hoxhës por nuk arrin dhe porteri largon topin, aty vjen Berisha me shpejtësi që godet dhe e dërgon sferën në rrjetë
45′
Ka startuar pjesa e dytë,  Skënderbeu – Partizani 2-1

Pjesa e parë Ka përfunduar 2-1 pjesa e parë mes Skënderbeut dhe Partizanit ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë superior. Korçarët e nisin mjaft mirë takimin dhe kalojnë në avantazh falë golit të shënuar nga Lilaj i cili realizoi nga distanca. Pas golit të shënuar të besuarit e Josës fitojnë më shumë siguri në lojën e tyre dhe dhe vazhdojnë sulmet e njëpasnjëshme, Në minutën e 38-të vjen edhe goli i dytë me autor Liridoon Latifin. Mesfushori kosovar realizon falë asisit fantastik të Berishës duke dyfishuar epërsinë e vendasve. Megjithatë Partizani nuk dorëzohet dhe kërkon të rihapë sfidën. Një gol me kokë i Raçiç në fundin e pjesës së parë ka shkurtuar diferencat dhe e ka bërë edhe më tërheqës këtë takim. Ndeshja po luhet mes një atomsfere të shkëlqyer dhe në një stadium të tejmbushur. Të dyja ekipet po zhvillojnë lojë më intesitet të lartë dhe deri tani ndeshja është spektakolare.

Lilaj: Duhet të fitojmë
Pas përfundimit të pjesës së parë, Sabjen Lilaj ka deklaruar se ekipi nuk duhet të shkaktojë faulle në afërsi të zonës pasi kundërshtarët janë të fortë me lojën në ajër. “E rëndësishme është që në fund të marrim 3 pikët, duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos shkaktojmë faulle afër zonës pasi Partizani është shumë mirë me lojën në ajër. Shpresoj që të marrim fitoren në fund të ndeshjes” deklaroi Lilaj.


45+’
Mbyllet 2-1 pjesa e parë
45′ GOOOL PARTIZANI
Goditje dënimi për të kuqtë. Nexhipi harkon topin drejt zonës dhe aty Raçiç kërcen mbi të gjithë duke goditur me kokë dhe duke e dërguar topin në rrjetë
43′
Radas hedh një top në zonë dhe aty mundohet të përfitojnë sulmuesit e Skënderbeut, por ndërhyrja e Alban Hoxhes largon rrezikun
42′
Tension nga tifozat e Partizanit, të kuqtë shkulin stolat, policia mundohet t’i qetësojë
40′
Mundësi tjetër e mirë për Skënderbeun dhe Martins gabon duke e dërguar topin mbi tra, arbitri më parë kishte sinjalizuar pozicion jashtë loje
38′ GOOOOL SKENDERBEU
Një pasim perfekt nga Berisha gjen të lirë Latifin në krahun e djathtë. Mesfushori kontrollon fillimisht dhe më pas i vetëm përballë Alban Hoxhës godet fuqishëm duke e dërguar topin në rrjetë
37′ N
exhipi provon me një goditje nga distanca por topi përfundon shumë metra larg kuadradit të portës
36′
Krosim i rrezikshëm nga Ibrahimi në krahun e djathtë por topi kontrollohet nga Shehi
31′
Nexhipi provon nga distanca por topi i tij është i lehtë dhe për pak përfundon në këmbët e Raçiç që nëse do të ishte treguar i vëmendshëm mund të përfitonte 
29′
Vila nis një aksion në krahun e djathtë dhe i afrohet zonës, munfohet të pasojë në qendër por humbet ekuilibrin dhe rrëzohet, topi kontollohet nga mbrojtësit e Skënderbeut
26′
Kombinime të bukura të korçarëve në afërsi të zonës së Partizanit. Berisha pason për Stojkov dhe ky i fundit godet nga 20 metra por gjuajtja e tij ishte e dobët dhe ndalet nga Alban Hoxha
19′
Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut në krahun e majtë me Berishën, kosovari i afrohet zonës por ndërhyn në momentin final Fejzullahu dhe largon rrezikun
13′ GOOOOL SKENDEREBU
Lilaj lëshon një predhë nga një distancë e largët dhe kap të papërgatitur portierin Alban Hoxha duke e dërguar topin në rrjetë. Korçarët në avantazh
12′
Fejzullahu ndërhyn ashpër ndaj Jashanicës dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë
05′
Korçarët përpara, Berisha merr një top dhe godet nga një distancë e largët por Alban Hoxha është në pozicion dhe kontrollon topin
02′
Tension mes Osmanit dhe Raçiç, të dy futbollisatët konfrontohen fizikisht dhe duhet ndërhyrja e arbitrit dhe shokëve për t’i ndarë
01′ Ka startuar superndeshja me topin e parë të nisut nga Partizani

tfTifozat e Partizanit nderojnë tifozin që humbi jetën në akident para disa ditësh

Ora 17:35 Situata është qetësuar dhe pritet fillimi i ndeshjes

Ora 17:00  Tension nga tifozat e Partizanit  tek biletaria e stadiumit. Të kuqtë kërkojnë bileta ndërkohë që dikush thotë që nuk ka më. Kjo ka sjellë acarimin e tifozave të kuq të cilët kanë shkaktuar trazira për disa momente duke hedhur edhe flakadan brenda stadiumit. Kanë ndërhyrë disa futbollistë korçarë për të qetësuar situatën

Ora 13:30 Forca të shumta policie bëhen gati për sigurinë e kësaj ndeshjeje

Ora 13:00 Vazhdon shitja e biletave me intesitet të lartë në qytetin e Korçës

Ora 12:15′ Tifozat e Partizanit janë nisur të shumëtë drejt Korçës

Ora 12:00′ Partizani bën stervitje te karakterit shkrydhes ne qytetin e Pogradecit ku vijon te qendroj i grumbulluar ne prag te sfides se sotme ndaj Skenderbeut. Stafi teknik ka testuar per te fundit here gjendjen fizike te lojtareve e cila paraqitet optimale.

po

part

tifo

kld

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"