Sondazhi i “Panorama Sport”/ Kriza e gjyqtarëve në futbollin shqiptar, kush e ka fajin? Ja si votojnë lexuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 11:35

Sondazhi i “Panorama Sport”/ Kriza e gjyqtarëve në futbollin shqiptar, kush e ka fajin? Ja si votojnë lexuesit

Rifillimi i Kategorisë Superiore pas pushimeve dimërore, u shoqërua nga gabime të shumta të arbitrave në disa ndeshje të kampionatit.Kategoria Superiore 81

Para pak kohësh “Panorama Sport” vendosi një sondazh në faqen e web-it, ku lexuesit u pyetën se kush e ka fajin për këtë krizë të gjyqtarëve. Në këtë sondazh morën pjesë 782 lexues.

Alternativat ishin, Vetë arbitrat, FSHF, Klubet, Komiteti i Arbitrave dhe Nuk e di. Sipas lexuesve të faqes sonë, fajtor për këtë është FSHF-ja, e cila ka 63% të votave me 496 lexues që kanë zgjedhur këtë.

169 lexues kanë zgjedhur si fajtor arbitrat, ndërkohë që 63 të tjerë mendojnë se fajin e ka Komiteti i Arbitrave. Dy lexues kanë zgjedhur si fajtor klubet, ndërsa dy të tjerë kanë zgjedhur: “Nuk e di”.

son

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"