Skënderbeu vijon të “peshkojë”, firmos 20-vjeçari nga Kosova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2018 | 13:30

Skënderbeu vijon të “peshkojë”, firmos 20-vjeçari nga Kosova

Almir Ajzeraj është prej sot futbollist i Skënderbeut. 20 vjeçari ka firmosur me klubin korçar për 4 vitet e ardhshme. Më pas ai ka zhvilluar menjëherë seancën e parë zyrtare me klubin.

welcome1-2-1400x788

Ajzeraj luan si mesfushor i majtë, por shpesherë ka luajtur edhe në qendër. Ai ka mbërritur nga Flamurtari i Superligës Kosovare. “Përshtypja është mjaft e mirë që në ditën e parë. Kam besim të madh te Skënderbeu. Synimet janë gjithmonë të larta për Skënderbeun. Shpresoi t’ia kthejmë besimin tifozëve”, ishin fjalët e tij të para për klubin. Më poshtë intervista e tij e plotë:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"