Skënderbeu/ Trajneri më i titulluar, Mirel Josa bën historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2016 | 14:46

Skënderbeu/ Trajneri më i titulluar, Mirel Josa bën historinë

Për të pasur një ekip kampion, duhet që të kesh mbi të gjitha një trajner kampion dhe me mentalitet fituesi. josaTë dyja mishërohen në emrin e teknikut korçar Mirel Josa, i cili tashmë është në librin e artë të historisë së futbollit shqiptar. Katër tituj radhazi dhe pesë në total (me Tiranën) nuk i numëron asnjë strateg në vendin tonë. Josa është i pari që arriti këtë sukses personal.

Katër trofe me Skënderbeun dhe një me Tiranën e bëjnë atë trajnerin më të titulluar në vendin tonë. Ai e mori drejtimin e ekipit korçar pas largimit të teknikut çek Stanislav Levi, aventura e të cilit zgjati vetëm një vit në krye të Skënderbeut. Josa arriti të vazhdonte rrugën drejt suksesit të nisur me Shpëtim Duron dhe krijoi një ekip të fortë, të pathyeshëm dhe shumë solid. Pavarësisht ndryshimeve të shumta që ekipet pësonin nga viti në vit, ai arriti të gjente ekuilibrat e duhura duke përcjellë qetësi dhe përqendrim maksimal në skuadrën e tij.

Me autoritetin e tij, qetësinë dhe seriozitetin ndërtoi një skuadër, e cila nuk po bën histori vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë. Për herë të parë, ai luajti në një kompeticion të rëndë- sishëm si Liga e Europës, arritja më e madhe për një ekip shqiptar.

Reagimi

“Ishte titulli më i bukur. Por, ne kemi udhëhequr pjesën më të madhe të kampionatit, që nga dhjetori sidomos. Nuk mund ta linim që të na ikte vetëm në finish. Kemi pasur disa oscilacione dhe neglizhenca gjatë rrugës, por ky është kampionati dhe të gjitha ekipet luajnë futboll. Ndaj ne duhet të respektojmë çdo rival. Sigurisht që kam. Ka qenë titulli më i vështirë. Unë personalisht ia dedikoj tim eti që nuk e kam më, i cili në momente të veçanta edhe ai ka vuajtur gjatë ndeshjeve të mia”, tha Josa pas triumfit në Vlorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"