Skënderbeu mposht me përmbysje Tiranën, Dejvi Bregu alarmon korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2019 | 19:40

Skënderbeu mposht me përmbysje Tiranën, Dejvi Bregu alarmon korçarët

SKËNDERBEU-TIRANA 2-1

Shënuesit:  Ardit Hoxhaj 66′ Oto Xhon 81′ / Muçi 14′

FORMACIONET ZYRTARE: 

SKENDERBEU- TEQJA , VANGJELI , RADAS , ABAZI, KABA, GRIPSHI, DITA, MUZAKA, GUEDJ, KRASNIQI, BREGU,

TIRANA- ABIBI, DOKA, ISMAILGECI, TURTULLI, IMAMI, KARABECI, MUCI, HOXHALLARI, NGO, HALILI, GRECA.

Tirana Skenderbeu

Skënderbeu mposhti me rezultatin 2-1 Tiranën në miqësoren e zhvilluar në Durrës në kuadër të përgatitjeve për gjysmën e dytë të Kategorisë Superiore. 

Tirana Skenderbeu

Trajneri Orges Shehi hodhi nga minuta e parë në këtë përballje formacionin më të mirë të mundshëm, ndërkohë ndryshe nga kolengu i tij, trajneri bardheblu, Ardian Mema, bëri disa ndryshime duke i besuar të rinjve, Ismailgeci si dhe sulmuesit Muçi.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren 1-0 të bardhebluve, ndërkohë në të dytën korçarët arritën të përmbysni gjithçka falë golave të Ardit Hoxhaj dhe Oto Xhon. Vlen pët t’u theksuar goli i futbollistit vlonjat, që shënoi nga goditja e dënimit.

Bregu55

Momente paniku për korçarët në sfidën e sotme, teksa mesfushori Dejvi Bregu është larguar nga fusha në përfundimin e pjesës së parë pas një dëmtimi serioz në shpatull. Drejtuesit e Skënderbeut duken të alarmuar, teksa dyshohet për një dëmtim të rëndë.

Anarildo Alia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"