“Skënderbeu do të bënte diferencën në Azerbajxhan dhe Izrael”, Sabjen Lilaj: Ju tregoj futbollistin më të mirë që kam luajtur në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 19:58

“Skënderbeu do të bënte diferencën në Azerbajxhan dhe Izrael”, Sabjen Lilaj: Ju tregoj futbollistin më të mirë që kam luajtur në Shqipëri

Sabien Lilaj ka folur ditën e sotme për “Supersport”, ku tregon se është larguar nga Izraeli për tu kthyer në Shqipëri.lilaj5

Ish-mesfushori i korçarëve që tani luan në Izrael me Nes Ziona, në intervistën e dhënë është shprehur se i mungon shumë Skënderbeu dhe ka thënë se do të kthehej në Shqipëri për Tiranën. Gjithashtu ai ka thënë se idhulli i ti është Devi Muka.

“Për momentin jam në Korçë pasi këtu kam familjen time. Në Izrael u habitën kur vendosa të largohesha për në Shqipëri. Kur vajta te skuadra e re kisha njohuri me trajnerin pasi më kishte parë në ndeshjen me Shqipërinë e më tha që skuadra do të ndërtohet rreth meje. Paga nuk është njësoj si në Azerbaxhan, por kur ndihesh i rëndësishme është diçka e mirë.

Skënderbeu i kaluar? Këtë e kam diskutuar edhe me Hykën edhe i kam thënë që në Azerbajxhan e në Izrael janë pagat e mira i kam thënë që më mungon Skënderbeu. Ishte një skuadër që do të bënte diferencën edhe këtu. Lojtar të mirë ka plotë e unë kam fituar shumë trofe.Lilaj

Nëse do të zgjidhja një lojtar do të thoja Devi Muka që ka qenë edhe një idhull për mua që në fëmijëri. Ishalla shpëton dhe e shikojmë Skënderbeu në të njëjtat nivele.

Do të ishte një goditja e madhe për të gjithë që arriti të bënte histori. Fitues i titullit padyshim do të jetë Tirana. Nëse kthehem në Shqipëri do të luaj për Tiranën.”, u shpreh Lilaj për “Fan Zone”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"