Skënderbeu arkëton 6.1 milionë euro nga kualifikimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2015 | 14:30

Skënderbeu arkëton 6.1 milionë euro nga kualifikimi

kenoAsgjë nuk del jashtë parashikimeve. Skënderbeu kualifikohet kundër Milsamit dhe tashmë mbulohet me “ar” nga benefitet e UEFA-s. Nëse vetëm një vit më parë, kampionët e Shqipërisë e mbyllën aventurën e tyre europiane me vetëm 175 mijë euro, sivjet, ata kanë arritur të arkë- tojnë 700 mijë, 300 mijë si rrjedhojë e pjesëmarrjes në raundin e dytë dhe 400 mijë të tjera, pasi arritën në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve, i cili korrespondoi me triumfin ndaj Krusandersit.

Por këto 700 mijë euro mund të duken qindarka në lidhje me shumën, për të cilën korçarët do të luftojnë në fazën “play-off”, pasi shtypën edhe Milsamin. Po flasim për 5.4 milionë euro dhe kjo shumë vlen duke menduar për një eliminim të mundshëm, jo më për kualifikimin historik për në fazën e grupeve të Champions-it.

Pas suksesit të djeshëm, Skënderbeu, edhe në rast disfate i ka të garantuara 3 milionë euro nëse eliminohet nga faza e “play-off”, të cilave do t’i shtohen edhe 2.4 milionë euro të ardhura, nga kualifikimi direkt për në fazën e Ligës së Europës. Por nëse ëndrra vazhdon, pra nëse Skënderbeu avancon në grupet e Champions-it, atëherë 700 mijë eurove do t’i shtohen 2 milionë nga kualifikimi kundrejt rivalit të radhës, plus 12 milionë euro të tjera, për pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndë- sishëm për klube. Një ëndërr e çmendur dhe milionere, nga e cila kampionët e Shqipërisë nuk duan të zgjohen..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"