Skandali i përdhunimit, ja çfarë rrezikon dhe si mund t’ua hedhë Ronaldo akuzave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 10:29

Skandali i përdhunimit, ja çfarë rrezikon dhe si mund t’ua hedhë Ronaldo akuzave

Kristiano Ronaldo pas dy ditëve të kaluara në Lisbonë, ku ka biseduar dhe planifikuar linjën e mbrojtjes, së bashku me avokatët e tij, është rikthyer në Torino. Ndërsa, e përditshmja “Correio da Manha” nënvizon se ylli portugez është i bindur mbi pafajësinë e tij dhe janë kamerat e hotelit që do ta konfirmojnë këtë, duke qenë se faktet e fundit nënvizojnë se pas aktit seksual, Ronaldo dhe Katrin janë kthyer sërish në diskotekë së bashku, duke festuar e kërcyer, media ka nisur të hipotetizojë se çfarë rrezikon Kristiano në varësi të legjislacionit amerikan mbi këto akuza që janë lëshuar ndaj tij, por në të njëjtën kohë edhe hipoteza “horror” e të qenit fajtor, por mund të mbetet në liri, ndonëse deri në fund të jetës si i “burgosur në atdhe”.

cristiano-2-665x450

Nëse shpallet fajtor...

Pas zhvillimeve tronditëse për Kristiano Ronaldon, i akuzuar nga Katrin Majorga se e ka përdhunuar në vitin 2009 në një hotel të Las Vegasit, tabloidi anglez “Mirror” ka theksuar se në rast se juventini shpallet fajtor, ai mund të rrezikojë deri në 10 vite burg. 33-vjeçari rrezikon këtë dënim, në rast se autoritetet amerikane do të vendosin që të japin një urdhër arresti kundër tij, por arrestimi mund të kryhet vetëm nëse lojtari do të jetë në Shtetet e Bashkuara.

Si mund t’ia hedhë…

Edhe pse vetë futbollisti nuk rresht së konfirmuari se nuk është fajtor dhe është tepër i qetë, Ronaldon mund ta shpëtojë legjislacioni portugez, ndonëse edhe pse i lirë, atij do i duhej që të jetonte gjatë pjesës tjetër të jetës, si një i “burgosur në atdhe”. Edhe nëse shpallet fajtor dhe policia amerikane lëshon një urdhër arresti për të, Kristiano për t’i shpëtuar dënimit i mjafton që të transferohet në atdhe dhe të jetojë i qetë aty, pasi Portugalia është një shtet që nuk e pranon ligjin e ekstradimit. Sigurisht që ky është një skenar i frikshëm, por nëse Ronaldo do të zgjidhte këtë, do i duhej t’i jepte fund karrierës me Juven, pse jo edhe me futbollin në përgjithësi dhe ndoshta edhe shumë kontratave të tjera milionere me sponsorët e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"