Siti papritur në krizë, statistikat negative të kampionëve të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 16:50

Siti papritur në krizë, statistikat negative të kampionëve të Premier Ligës

Mançester Siti regjistroi numrin më të ulët të goditjeve nga një skuadër e nivelit të lartë që Pep Guardiola ka drejtuar ndonjëherë në humbjen e tyre 1-0 me Aston Vilën. Dy goditjet që kampionët bënë janë më të ulëtat nga çdo skuadër e trajnerit katalanas, ndërsa 22 goditjet me të cilat u përballën janë më të shumtat që ka pësuar skuadra e tij.

SITI

Goditja e devijuar e Leon Beilit ishte e mjaftueshme për të ndarë skuadrat, ndërsa Aston Vila e kapërceu Sitin në renditje të mërkurën mbrëma me një paraqitje të jashtëzakonshme. Guardiola ka drejtuar Mançester Sitin, Barcelonën dhe Bajernin, por vetëm kur drejtonte Barcelonën B ka regjistruar më pak goditje drejt portës. Kampionët e Premier Ligës nuk bënë më asnjë gjuajtje pas minutës së 11-të, ndërkohë që Vila pushtoi zonën e tyre.

Por “qytetarët” vendosën edhe disa rekorde të tjera për të cilat nuk janë krenarë. Guardiola e ka udhëhequr skuadrën në fushë 281 ndeshje në kampionat, por kundër “villains” ata shënuan shifrën e 23-të më të ulët të zotërimit të topit (53.9 për qind), sipas “Opta”-s. Ata gjithashtu regjistruan numrin e tyre të 25-të më të ulët të pasimeve të suksesshme, 454.

Kjo është shumë larg nga paraqitjet e tyre rekord në të kaluarën, kur kundër Suonsit në vitin 2018, ata kompletuan 942 pasime marramendëse. Por paraqitja zhgënjyese e fituesve të tripletës nuk duhet t’ia zbehë meritën forcës së skuadrës së Unai Emerisë.

Pep Guardiola u dorëzua pas ndeshjes, duke thënë se fitoi skuadra më e mirë dhe e gjithë kjo është një kompliment i madh për ekipin që ka ndërtuar Unai Emeri, i cili tani ka fituar 14 ndeshje radhazi në shtëpi në Premier Ligë, ndërsa Emeri e mposhti Guardiolën për herë të parë në karrierë.

Aston Vila renditet në vend të tretë në Premier Ligë këtë sezon, ku rivalet për titull nuk janë më vetëm klasiket e “Big 6”. Aston Vila renditet gjithashtu në vendin e tretë në klasifikimin për vitin kalendarik, duke grumbulluar vetëm tetë pikë më pak se Mançester Siti në vitin 2023 dhe dy më pak se Arsenali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"