Sina, ceremoni lamtumire para ndeshjes me Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2014 | 13:40

Sina, ceremoni lamtumire para ndeshjes me Besën

SinaIshte menduar se do të zhvillohej festë, por një gjë e tillë është anuluar. Pasi e kanë menduar gjerë e gjatë, kanë dalë në konkluzionin se nuk kanë çfarë të festojnë, pasi mbijetesa nuk llogaritet si arritje e madhe. Dhe me të drejtë, duke qenë se Tirana gjithnjë lufton për tituj dhe këtë vit vetëm sa shpëtoi sezonin. Megjithatë, klubi ka menduar se një ceremoni do ta zhvillojë, gjatë të cilës pritet që Elvis Sina ta lërë përfundimisht futbollin.
Donatorët, gati shpërblimet Po përgatiten rrogat e muajit prill, por pritet që të ketë edhe shpërblime. Megjithatë, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për barazimin në Vlorë, apo për bonusin që u është premtuar. Lojtarët që kanë ardhur në janar e kanë në fakt me klauzolë që do të përfitojnë 5 milionë lekë të vjetër nëse arrihet mbijetesa, parà që pritet t’i marrin. Mirëpo, nga sa mësohet, edhe pjesa tjetër do marrë, pasi ka marrë një premtim verbal nga donatorët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"