Shtohen kandidaturat për “timonierin” e ri të Kosovës, në skenë del edhe emri i ish-trajnerit të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2023 | 23:48

Shtohen kandidaturat për “timonierin” e ri të Kosovës, në skenë del edhe emri i ish-trajnerit të Tiranës

Pas Xhani De Biazit, një tjetër kandidaturë ka dalë për stolin e Kosovës, i cili ka mbetur bosh pas shkarkimit të trajnerit Primoz Gliha. Bëhet fjalë për boshnjakun Blaz Sliskoviç, i cili në sezonin 2008-2009 ka drejtuar Tiranën. 

a980bf61abaddb7e6aa1e2d37e3c7b53

Sipas ”sportske.ba”, Blaz Sliskoviç është një nga kandidatët kryesor të marr drejtimin e Kosovës.  “Siç mësojmë, Sliskoviç është kandidati më serioz për postin e trajnerit të Kosovës”, ka shkruar ky medium. 

64-vjeçari ka drejtuar skuadra të shumta boshnjake e kroate, si Zrinjski, Hajduk Split, Shiroki Brijeg, Zeljezniçar, etj, ndërsa është shpallur dy herë kampion në Bosnje dhe Hercegovinë. 

PANORAMASPORT.AL

I del emri te Kosova, ish-trajneri i Shqipërisë: Shpresoj të konkretizohet dëshira ime, dua ekip me objektiva

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"