Shtohen kandidatët për “timonierin” e ri të Kosovës, në skenë del edhe emri i trajnerit që ka drejtuar Spanjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 22:28

Shtohen kandidatët për “timonierin” e ri të Kosovës, në skenë del edhe emri i trajnerit që ka drejtuar Spanjën

Një tjetër kandidat i është shtuar listës së gjatë për “timonierin” e ri të Kosovës. Bëhet fjalë për ish-teknikun e Monakos dhe Granadës, Robert Moreno.  

skysports-spain-robert-moreno_6185806

Sipas gazetarit spanjoll, Matteo Moreto,  tekniku Moreno është njëri prej kandidatëve që mund ta marr pozitën e trajnerit të Kosovës. 

15536117634011

“Robert Moreno është një nga kandidatët më të fortë për Përfaqësuesen e Kosovës, por trajneri spanjoll po e mendon këtë. Në ditët në vijim do të ketë kontakte të reja mes palëve”, ka shkruar gazetari Moreto.  

Trajneri spanjoll është i papunë që nga marsi i vitit të kaluar, teksa së fundmi kishte drejtuar Granadën e Myrto Uzunit.  Vlen të theksohet se 46-vjeçari ka udhëhequr edhe Kombëtaren e Spanjës për 10 ndeshje. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"