Shqiptarët bëhen heronj me dygolësha në Serinë C, Merkaj dhe Kraja sigurojnë vazhdimin në play-off për Serinë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 23:48

Shqiptarët bëhen heronj me dygolësha në Serinë C, Merkaj dhe Kraja sigurojnë vazhdimin në play-off për Serinë B

Ndeshjet e sotme në play-off të Serisë C kanë parë si protagonistë futbollistët shqiptarë. Silvio Merkaj dhe Erdis Kraja, kanë qenë protagonistët kryesorë të sukseseve të skuadrave përkatëse që kanë përmbysur ndeshjet e para dhe kanë vazhduar rrugëtimin e tyre drejt Serisë B.

erdis kraja

Virtus Entela e Merkajt ka fituar 3-1 ndaj Gubios falë dy golave të sulmuesit shqiptar, i cili çoi në 15 bilancin e tij sezonal me këtë skuadër. Një rezultat që ndihmo Entelën të përmbyste humbjen 2-0 të ndeshjes së parë dhe falë pozicionimit më të mirë në sezonin e rregullt, të siguronte vazhdimësinë më tej.

Ndërkohë, Peskara ku aktivizohet Erdis Kraja, luante ndaj Virtus Veronës me të cilën ishte ndarë në barazim 2-2 në sfidën e parë. Pas një pjese të parë të mbyllur me barazimin 1-1, ishe pikërisht ish-mesfushori i Shpresave ai që shënoi dy herë për ekipin e Peskarës, duke siguruar kalimin në turin tjetër.

Shorti për përballjet e radhës do të hidhet nesër dhe në vazo do të jetë edhe ekipi i Çezenës, ku luajnë vëllezërit Shpendi, të cilët gjithashtu kanë hedhur sytë drejt ngjitjes në Serinë B në sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"