“Shqipëria më befasoi”, Ervin Fakaj: Skema e Kombëtares duhet kthyer në favor të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 23:52

“Shqipëria më befasoi”, Ervin Fakaj: Skema e Kombëtares duhet kthyer në favor të…

Ish-lojtari i Kombëtares, Ervin Fakaj, i ftuar në emisionin “Kuq e Zi”, shprehet se diferencën në lojë e bënë detajet e vogla, ku rastet tona nuk i shënuam, ndërkohë që humbëm përqendrimin në fund.

fakaj

Fakaj, është i mendimit se Shqipëria ka disa lojtarë që mund të bëjnë diferencën në sulm, por skema e trajnerit duhet kthyer në një mënyrë që t’i shërbejë këtyre lojtarëve.

HUMBJA NË TURQI – Ndeshja i kishte 3 rezultatet brenda ashtu si u luajt. Më befasoi mënyra si e nisëm ndeshjen, edhe pse kishim shumë lojtarë mbrojtës. Presuam lart që në fillim. Turqinë ia penguam qarkullimin e topit, dhe e detyruam të gabonte shumë, ose të luante me topa të gjatë. Duhej të ishim më cinik. I frikësohesha minutave të fundit, duke parë si po shkonte loja. Patëm 2-3 momente për të shënuar, dhe aty bëhet diferenca. Mund të fitosh duele, të vraposh, por diferencën e bëjnë detajet e vogla. Na u dha rasti, dhe nuk ishim në gjendje të merrnim më të mirën. Turqit nuk na shqetësuan, që të thuash që na bënë presion. Edhe për meritë tonën. Ishin konfuzë, ua vështirësuam.

SKEMA – Me 3 mbrojtës, Roshi nuk ka sistem ku të luajë. Por, si puna e Roshit kemi edhe 2-3 të tjerë. Roshi dhe disa të tjerë, nuk i kemi me shumicë. 3-4 mund të bëjnë diferencën në sulm. Edhe nëse ke një ide që ta nisësh nga minuta e parë, trajneri e vendos, por nëse do që ta fitosh lojën, duhet ta kthesh skemën në favor të këtyre lojtarëve, që mund të bëjnë diferencën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"