Shpresat në sulm, synohet tjetër triumf me Rumaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 9:36

Shpresat në sulm, synohet tjetër triumf me Rumaninë

Kombëtarja U-21 do të luajë sot ndeshjen e radhës eliminatore për grupin E, pikërisht kundër Rumanisë, ora 19:30, në stadiumin “Giulesti” të Bukureshtit, me një kapacitet prej 14 mijë vendesh.

hsdjhf

Dje kuqezinjtë e rinj kanë zhvilluar seancën e fundit, ndërsa i gjithë grupi i lojtarëve është i gatshëm për trajnerin Alban Bushi. I vetmi problem që prej ditës së parë të grumbullimit ka qenë mbrojtësi Ermis Selimaj. 19- vjeçari që është pjesë e PAOKut të Selanikut do të mungojë për shkak të një dëmtimi, duke humbur kështu jo vetëm ndeshjen e sotme me Rumaninë, por edhe atë ndaj Malit të Zi më 21 nëntor.

Bushi e ka zëvendësuar Selimajn me mbrojtësin e Laçit, Agan Mjaki, i cili është grumbulluar rregullisht edhe më parë. Në bazë të stërvitjeve të fundit që trajneri ka bërë, mendohet që edhe sot të jetë në fushë një Shqipëri sulmuese me skemën 4-3-3, ku në pjesën ofensive, krahas Stiven Shpendit në majë, do të jenë afër tij edhe Arlind Rexhepi e Arda Kurtulan. Në rolin e fantazistit pritet Adrion Pajaziti, por kandidat për një vend titullari është edhe Ardit Nikaj i Skënderbeut në krahët e sulmit.

Shkodrani është në balotazh me Kurtulan për një vend. Gjithashtu, në qendër të mesfushës ka gjasa ta nisi nga minuta e parë beratasi Tim Civeja, i cili po kalon një formë të mirë në Gjermani te Sarbryken. Pjesa tjetër e ekipit do të përbëhet nga portieri Klidman Lilo, mbrojtësit Geralb Smajli, Ajdi Dajko, Adrian Bajrami dhe Paulo Buxhelaj, si dhe mesfushori Medon Berisha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"