Shkëndija nuk ndalet, fiton edhe Kupën në Maqedoni. Triumfi sjell festë edhe në Shkup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 23:46

Shkëndija nuk ndalet, fiton edhe Kupën në Maqedoni. Triumfi sjell festë edhe në Shkup

Pas fitimit të kampionatit, Shkëndija e Tetovës ka mbyllur në mënyrën më të mirë këtë sezon. Kuqezinjtë fituan edhe Kupën e Maqedonisë, teksa në finalen ndaj Pelisterit, triumfuan me rezultatin 0-3.

shkendija

Dopieta e Musliut dhe goli i Besar Ibrahimit vendosën fatin e kësaj finaleje, që u fitua tërësisht me meritë nga kuqezinjtë shqiptarë. Triumfi i Shkëndijës solli festë shqiptare edhe në Shkup, pasi skuadra shqiptare e këtij qyteti do të mund të luajë tashmë në Europa League, si skuadra e renditur në vendin e 4-t në kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"